Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, me 31 mars.
Kështu ka konfirmuar deputeti i VV-së, Fatos Geci me anë të një postimi.
Ai ka bërë këtë paralajmërim, pasi siç pretendon, disa individë kanë thënë të pavërteta.
Të hënën Qeveria do të mblidhet për të miratuar dhënien e 500 mijë eurove për kombëtaren e Kosovës pas fitores historike kundër Sllovakisë. Në këtë mbledhje ekziston mundësia që të votohet edhe shpërndarja e rrogës së 13-të.










