Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, ku për pasojë një vajzë 17 vjeçare ka mbetur e plagosur.
Veriu.info mëson se e plagosura është E. V. (emër i njohur për redaksinë), e cila është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.
Siç mëson Veriu.info, ajo dyshohet se është plagosur aksidentalisht pas gjuatjes me armë mes disa personave tjerë të përfshirë në një mosmarrëveshjeve.











