Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston dy serbë në veri, iu gjetën në veturë maska kamuflazhi, emblema nacionaliste, shufra metalike dhe dokumente

31/05/2023 - 09:50
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston dy serbë në veri, iu gjetën në veturë maska kamuflazhi, emblema nacionaliste, shufra metalike dhe dokumente
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë dy shtetas të Serbisë në veri të vendit të cilët po bartnin në veturën e tyre pasjisje të kundërligjshme, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Personat janë ndaluar nga Policia e Kosovës teksa po lëviznin me një veturë me targa të Sllovenisë dhe gjatë kontrollit u janë gjetur pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione.

Kështu ka njoftuar policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“ Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:

– një (1) shufër metalike (policore),
– një (1) maskë kamuflazhi,
– disa thika,
– disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),
– disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,
– telefona celularë,
– sprej të ndryshëm,
– sfera metalike,
– lidhëse plastike,
– një (1) automjet,
– një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe
– një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.
– një (1) çekan etj.” – thuhet në komunikatën e Policisë.

Personave të arrestuar u është caktuar masa prej 48 orësh.

Komunikata e plotë e policisë dhe fotografi të gjërave të konfiskuara:

Policia e Kosovës (PK), në vazhdën e angazhimeve për ofrim të sigurisë dhe parandalim të veprimtarive kriminale, mbrëmë, gjatë natës, në veri të vendit, ka ndaluar një automjet (me targa të Sllovenisë), me të cilin ishin duke qarkulluar dy persona meshkuj serbë, shtetas të Serbisë.

Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione etj.

Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:

– një (1) shufër metalike (policore),
– një (1) maskë kamuflazhi,
– disa thika,
– disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),
– disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,
– telefona celularë,
– sprej të ndryshëm,
– sfera metalike,
– lidhëse plastike,
– një (1) automjet,
– një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe
– një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.
– një (1) çekan etj.

Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbajë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend.​

JU REKOMANDOJMË

Qeveria mban premtimin, të hënën ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

Qeveria mban premtimin, të hënën ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë
27/03/2026 - 09:52

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj që pritet të mbahet të hënën do të ndajë 500 mijë euro shpërblim për Kombëtaren e Kosovës. Kjo pas fitores historike...

Më shumëDetails

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”
27/03/2026 - 02:37

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani ka tejkaluar kompetencat...

Më shumëDetails

Magjia dardane në Bratisllavë, Kosova në finalen e play-offit për Botëror

Magjia dardane në Bratisllavë, Kosova në finalen e play-offit për Botëror
26/03/2026 - 22:51

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll. “Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës. Kosova fitoi 3:4 në udhëtim...

Më shumëDetails

Kurti për ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë: Ëndërrat janë për guximtarët

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
26/03/2026 - 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dy ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve shqiptare, duke i cilësuar ato si momente të mëdha për sportin dhe kombin. Ai...

Më shumëDetails

Raporti vjetor i NATO-s: Dialogu Prishtinë-Beograd kyç për ndërtimin e paqes në rajon

Raporti vjetor i NATO-s: Dialogu Prishtinë-Beograd kyç për ndërtimin e paqes në rajon
26/03/2026 - 20:24

Raporti vjetor i NATO-s e identifikon Rusinë si “kërcënimin më të madh dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin tonë në rajonin euroatlantik”, duke vlerësuar se...

Më shumëDetails

Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr

Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
26/03/2026 - 20:14

Presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Dardanët që të gjejnë rrugën drejt Kupës së Botës. “Sonte në Bratisllavë, ‘Dardanët’ tanë luftojnë për një ëndërr që na bashkon të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info për aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Qumësht 0.79, vezë 2.79 euro …” – Emona Center lanson super ofertën e re javore

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë