Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë ftuar një protestë të Përgjithshme për datën 5 gusht 2025 në orën 11:00 para Kuvendit të Kosovës, Qeverisë dhe Presidencës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kjo protestë ka një kërkesë të vetme: Transferoni buxhetin e RTK-së të miratuar me ligj, që të marrim pagat për punën e kryer.
Komunikata e plotë:
Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës ftojnë të gjithë punetorët e Radiotelevizionit të Kosovës që të bashkohen në protestën e përgjithshme që do të organizohet të martën me datë 5 gusht 2025, në orën 11:00, me kërkesën e vetme: Transferoni buxhetin e RTK-së të miratuar me ligj, që të marrim pagat për punën e kryer.
Deri atëherë, përserisim kërkesën tonë drejtuar Qeverisë në detyrë, që të marr veprime të menjëhershme dhe të gjejë zgjidhje për të transferuar mjetet financiare në këtë situatë të rëndë për transmetuesin publik, e rrjedhimisht për të shmangur protestat dhe veprimet e tjera sindikale të punetorëve të Radiotelevizionit të Kosovës.