Një gjuajte me armë ka ndodhur sonte në Skenderaj nga një veturë që ishte në lëvizje, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti në një prononcim për Veriu.info ka thënë se të shtënat me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në qytetin e Skenderajt.
“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj.
Bazuar në informatat e para, dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri. Nga te shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Më vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Njësitet kompetente kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.” – ka thënë Zahiti për Veriu.info.












