Ndodhia që do ta lexoni tani do t’iu duket si ndonjë film, por në fakt është realitet brenda një ndërtese në Mitrovicë.
Banorët e ndërtesës së “Aurora Group” në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë tash e disa kohë përjetojnë tmerrin nga lakuriqët e natës të cilët janë shfaqur në koridoret e kësaj ndërtese, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Gazeta ka pranuar pamje të lakuriqëve të ngjitur në dyert e hyrjes në banesat e banorëve brenda kësaj ndërtese.
Banorët po ndihen të rrezikuar dhe të tmerruar nga një ngjarje e tillë.
Është pikërisht ndërtesa ku gazeta javë më parë realizoi storien ku në bodrumin e kësaj ndërtese kishte shpërthyer gypi i kanalizimit.
VIDEO më poshtë: