Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lanë Gjermaninë e Finlandën: Dy të rinj rrëfejnë përse u kthyen në Kosovë

17/02/2024 - 16:26
në Lajme, Ndryshe
A A
Lanë Gjermaninë e Finlandën: Dy të rinj rrëfejnë përse u kthyen në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Finlandës… Ikja e të rinjve nga Kosova drejt Perëndimit ka ngritur shqetësim se “kriza e punëtorëve” në vend do të përkeqësohet.

Por, historitë e ikjes nga vendlindja i shoqërojnë edhe rrëfime të të rinjve që provuan jetesën jashtë Kosovës dhe nuk duruan gjatë deri në blerjen e biletës së kthimit për në shtëpi.

Numri i saktë i personave që janë kthyer në Kosovë nga vendet e Perëndimit, nuk dihet. Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, në pikat kufitare të Kosovës u ripranuan 90 persona nga shtete të ndryshme.

Ndërkohë, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thotë se në mesin e mbi dhjetë mijë imigrantëve në Kosovë gjatë vitit 2022, përfshihen edhe të kthyerit apo të riatdhesuarit.

Por, edhe pse numri i saktë i tyre nuk dihet, rrëfimet e të kthyerve në Kosovë mbartin disa ngjashmëri: mallin për të afërmit, jetën e ngarkuar nga puna dhe ankesat për çmimet e taksat e shtrenjta.

Nga Gjermania në Rahovec: “E dëgjova zemrën time”
Dy ndërhyrje të njëpasnjëshme kirurgjike e detyruan Neki Hotin nga fshati Ratkoc i Rahovecit të mendonte për një jetë që s’e kishte dashur kurrë.

“Operacioni i dytë më ka kushtuar shumë. Për fat të mirë, shpëtova. Kurrë nuk kam pasur dëshirë të shkoj të jetoj në kurbet. Por, pastaj aplikova për vizë pune katër herë”, kujton 36-vjeçari.

Aplikimi i katërt i Nekiut pati sukses. Më 10 tetor të vitit 2022, ai udhëtoi për në Shtutgart të Gjermanisë, me një kontratë pune. Ai do ta bënte të njëjtën punë sikurse në Kosovë: do të punonte në fasada të ndërtesave.

Por, ajo ditë, pavarësisht të gjitha përgatitjeve, ia ka lënë një shije të hidhur në mendje.

“Më la përshtypje jo të mira dita e parë, se këtu i lashë prindërit dhe gruan me tre fëmijët, pa ndihmën e askujt. Ata mua më kishin krah të djathtë për gjithçka”, rrëfen ai për Radion Evropa e Lirë.

Edhe pse kishte rreth vetes familjarë të tjerë në Gjermani, si dhe shokë të tjerë nga fëmijëria në Rahovec, ai nisi të fillonte të mendonte për kthimin në Kosovë qysh pesë muaj më vonë.

“Në mars nisa të mendoj për t’u kthyer dhe i thashë shefit atje, në Gjermani, që po kthehem në Kosovë. Ta them të drejtën, e lajmërova edhe ish-shefin në Kosovë që po kthehem”, kujton ai.

Në atë periudhë, të afërmit e bindën që të vazhdonte të qëndronte në Gjermani. Por, ai nuk duroi edhe shumë gjatë dhe në fund të gushtit mori përfundimisht biletën e kthimit për në vendlindje.

“Nuk jam penduar që jam kthyer. Kam ardhur në vendin tim, te fëmijët e mi, te familja ime. Unë, thjesht, e kam dëgjuar zemrën time ku po fle”, thotë Nekiu.

Ai tregon se është i kënaqur me kushtet e punës që bën në Kosovë, pasi thotë se merr pagë të mirë, shkaku i përvojës së tij 17-vjeçare në këtë profesion.

“Por, në fakt, nuk ia vlen me këtë profesionin tim që e kam… nuk ia vlen të shkosh [jashtë] ta maltretosh veten, ta ndërtosh jetën prej zeros”, thotë ai.

Nga Finlanda në Mitrovicë të Jugut: “Kosovën nuk e ndërroj me asnjë vend në botë”
Pesë vjet më parë, një i ri nga Mitrovica e Jugut dhe bashkëshortja e tij blenë bileta njëdrejtimëshe nga Kosova për në Finlandë.

Si vetëm 21-vjeçar, ai filloi të punonte në instalimin e ventilatorëve, ndërsa bashkëshortja e tij qëndronte në shtëpi.

Me kalimin e kohës, të dy u dorëzuan nga jetesa jashtë Kosovës. Bashkëshortja e tij u kthye rreth dy vjet pas shpërnguljes në Finlandë, ndërsa 26-vjeçari ka rreth gjashtë muaj që është kthyer në vendlindjen e tij.

“[Jashtë orarit të punës] flija. Punoja rreth 12-13 orë në ditë. E kam provuar [se si është] të rrish pa ngrënë e gjithqysh. I di të gjitha hallet. Sikur të më thonë që dhjetë mijë euro e ke rrogën, nuk shkoj më”, thotë mitrovicasi, që tani punon si taksist.

Ai thotë se vendimin për t’u kthyer, e mori shkaku i punës së vështirë dhe çmimeve e taksave të larta në Finlandë, që e linin pa kursime në fund të muajit, e kështu edhe pa mundësinë për të blerë biletë për ta vizituar Kosovën.

“A e di se sa njerëz janë kthyer në Mitrovicë? Krejt janë taksistë ose punojnë në ndërtimtari. Këtu s’e dinë se si është atje. Ti u tregon, ata thonë ‘këqyre, për inat po flet’”, thotë ai.

Ndër arsyet kryesore që kanë nxitur kosovarët drejt emigrimit, është punësimi, sipas ASK-së, që në Kosovë arrin deri në 12 për qind.

Paga mesatare në vend, sipas të dhënave të fundit nga viti 2022, është 521 euro në muaj, dukshëm më e ulët sesa në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, në vitet e fundit – shkaku i pandemisë COVID-19 dhe nisjes së luftës ruse në Ukrainë – çmimet për shumë produkte dhe shërbime janë rritur dukshëm.

I nxitur nga këto kushte, mitrovicasi e kishte provuar të jetonte edhe në Gjermani, por sërish u zhgënjye: nuk arrinte të fitonte aq sa kishte menduar.

“Me Kosovën nuk e ndërroj asnjë vend në botë. Asnjë vend s’është më i mirë se Kosova”, thotë ai./REL/

JU REKOMANDOJMË

Serwer: Pa njohjen e Kosovës, Serbia s’mund të hyjë në BE

Trupat britanike në Veri , Serwer: Pse BE, Britania e Madhe dhe SHBA s’po e dënojnë Serbinë
22/11/2026 - 22:01

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa i normalizuar plotësisht marrëdhëniet me Kosovën, gjë që, sipas tij, nënkupton njohjen...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi ndan postimin me dedikimin e Hashim Thaçit: “Gjenerata e fundit e lindur në luftë”

Endrit Thaçi ndan postimin me dedikimin e Hashim Thaçit: “Gjenerata e fundit e lindur në luftë”
22/11/2026 - 21:28

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të veçantë nga fëmijëria, ku shfaqet pranë të atit. Postimi shoqërohet me...

Më shumëDetails

Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro

Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
22/11/2026 - 21:11

Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga Gjilani vuante nga leukemia akute, dyshohet se ishte e sajuar. Përmes thirrjeve për ndihmë, sipas Prokurorisë,...

Më shumëDetails

Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri

Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
22/11/2026 - 20:45

Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të gërmojnë edhe në së paku katër lokacione tjera, prej tyre disa për herë të parë. Këtë...

Më shumëDetails

Kurti në Tetovë, Kasami: Mik i madh i shqiptarëve të RMV’së, biseduam për projektet infrastrukturore

Kurti në Tetovë, Kasami: Mik i madh i shqiptarëve të RMV’së, biseduam për projektet infrastrukturore
22/11/2026 - 20:13

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në takim, ku ishte i pranishëm edhe Izet Mexhiti, u diskutua për...

Më shumëDetails

Parqet kombëtare s’janë pista për gara off- road”, Inspektorati u shqipton vërejtje motoristëve, Pacolli: Do të ketë masa ligjore

Parqet kombëtare s’janë pista për gara off- road”, Inspektorati u shqipton vërejtje motoristëve, Pacolli: Do të ketë masa ligjore
22/11/2026 - 19:48

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ka zhvilluar kontrolle në disa lokalitete të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 23 vjeçarja parkon Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Zbulohet ku kishte shkuar 21 vjeçarja, e cila u raportua e zhdukur bashkë me foshnjën 9-muajshe në Prizren

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë