Lanika Rexhepi është shpallur nënkampione e Evropës në karate në kategorinë Cadet +61 kilogramë.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Karatesë, duke thurur fjalë të forta për sportisten e tyre.
“Ky rezultat pasqyron përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin e Lanika Rexhepit në sportin e karatesë”, thuhet në postimin e federatës në Facebook.
“Federata Shqiptare e Karatesë falënderon Lanikën dhe i uron shumë suksese në aktivitetet e ardhshme”.














