Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Largohu se të vrasë edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

23/03/2026 - 15:35
në Lajme
A A
“Largohu se të vrasë edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Që nga ngjarja tragjike me tri viktima në fshatin Majac të Podujevës, vazhdojnë të jepen versione të ndryshime për rastin.

Njëri prej anëtarëve të familjes Gashi, që ka dashur të mbetet anonim, është prononcuar për media. Ai ka mohuar disa prej versioneve që janë raportuar që nga mbrëmja e së dielës, kur edhe ka ndodhur rasti.

I njëjti ka thënë se si familje asnjëherë nuk kanë pasur telashe, derisa ka shtuar se nuk kanë qenë në dijeni për lidhjen e të dyshuarës, Ardita Gashi, me tashmë të ndjerin, Ilaz Brahimi, 45 vjeçar nga Obiliqi. Familjari ka dhënë detaje tjera lidhur me momentin kur më pas e dyshuara, pas aktit, ishte mbyllur në dhomë.

“Pasi e ka gjuajtur atë djalin, ka shku te inxhja Miradi. Ajo ka qenë bashkë me renë dhe tre fëmijët. [Ardita] iu ka thënë të dalin jashtë sepse ka me bisedu diçka me inxhen. Si kanë dalë nga dhoma, është dëgju krisma. Ne kemi vrapu menjëherë, e ajo është mbyll në dhomë të fëmijëve. Kur ka tentu me hy vëllai, ajo ia ka drejtuar vetes armën dhe i ka thënë largohu se të vrasë edhe ty”, u shpreh ai

Ai ka thënë se në rastin tragjik, 31-vjeçarja ka përdorur revole, duke hedhur poshtë pretendimet se e dyshuara ka qëlluar në drejtim të Brahimit dhe gruas së axhës me armë automatike.

Mbrëmjen e 22 marsit, 31-vjeçarja, Ardita Gashi dyshohet se privoi nga jeta Ilaz Brahimin, kurse e plagosur kishte mbetur edhe Miradije Gashi, e cila vdiq më pas mëngjesin e së hënës, derisa po trajtohej në QKUK.

Poashtu, edhe Ardita Gashi po trajtohej në QKUK, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e vetëplagosjes. Por, as ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe vdiq mëngjesin e së hënës.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala deklaroi se gjithçka kishte nisur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarës kryesore dhe 45-vjeçarit.

JU REKOMANDOJMË

Nesër varroset Ilaz Brahimi, u qëllua me armë nga e dashura e tij në Podujevë

Nesër varroset Ilaz Brahimi, u qëllua me armë nga e dashura e tij në Podujevë
23/03/2026 - 16:11

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në Majac të Podujevës, ku të vdekur kanë mbetur tre persona. Ilaz Brahimi u qëllua për vdekje nga e dashura e...

Më shumëDetails

Dallavere me patentë shoferë: Arrestohen katër persona për ryshfet dhe falsifikim dokumentash

Dallavere me patentë shoferë: Arrestohen katër persona për ryshfet dhe falsifikim dokumentash
23/03/2026 - 15:22

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë katër persona të dyshuar për vepra penale të korrupsionit dhe falsifikimit, përfshirë një pronar autoshkolle, dy persona nga një...

Më shumëDetails

Ky është kosovari që kërkohej në tërë Europën për vrasje me pagesë (Foto)

Ky është kosovari që kërkohej në tërë Europën për vrasje me pagesë (Foto)
23/03/2026 - 15:00

Një operacion i koordinuar mirë i Policisë së Kosovës ka përfunduar me prangosjen e një prej personave më të kërkuar në Evropë. Liridon Fetahu, i cili figuronte në...

Më shumëDetails

Kosova nënshkruan marrëveshje 96 milionë euro me Bankën Botërore, me qëllim forcimin e sektorit financiar dhe lehtësimin e tregtisë

Kosova nënshkruan marrëveshje 96 milionë euro me Bankën Botërore, me qëllim forcimin e sektorit financiar dhe lehtësimin e tregtisë
23/03/2026 - 14:40

Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar sot dy marrëveshje në vlerë totale prej 96 milionë euro, me qëllim forcimin e sektorit financiar dhe lehtësimin e tregtisë...

Më shumëDetails

Ngritja e çmimit, Berjani i çon letër Kurtit, Muratit dhe Kusarit: Kërkon heqjen e përkohshme të TVSH-së për derivatet e naftës

Ngritja e çmimit, Berjani i çon letër Kurtit, Muratit dhe Kusarit: Kërkon heqjen e përkohshme të TVSH-së për derivatet e naftës
23/03/2026 - 14:25

Kryetari i naftëtarëve Fadil Berjani ka deklaruar se çmimet e derivateve në Kosovë aktualisht janë në lëvizje për shkak të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare, duke theksuar se nuk...

Më shumëDetails

FAST Kosova arreston në Prishtinë një shtetas të huaj, dyshohet për një vrasje në Danimarkë

FAST Kosova arreston në Prishtinë një shtetas të huaj, dyshohet për një vrasje në Danimarkë
23/03/2026 - 13:54

Një shtetas i huaj i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare për veprën penale të vrasjes është arrestuar sot në Prishtinë, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    676 Shpërndaje
    Shpërndaje 270 Tweet 169
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    233 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë