Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të mos i shkojë Albin Kurtit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, në takimet e thirrura nga ai në të ardhmen.
Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se kjo parti politike do të vazhdojë të mos i shkojë Kurtit në takime në këtë situatë në të cilën është vendi.
“Absolutisht jo për ftesa të tilla, zakonisht në politikë kur të dëshirojë të arrish marrëveshje, partneritet me subjekte të tjera politike ti duhet të bësh një dialogim paraprak, duhet të vësh disa principe të dialogimit, duhet të bësh të qarta qëllimet e takimeve dhe jo të thirren vetëm takime formale dhe të cilat iu dihet epilogu”, ka thënë Lushaku-Sadriu.