Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LDK-ja del me reagim pasi nuk e votuan rezolutën për Specialen: Nuk pranojmë të legjitimojmë qasje të njëanshme ndaj drejtësisë

13/02/2026 - 11:42
në Kryesore, Lajme
A A
LDK-ja del me reagim pasi nuk e votuan rezolutën për Specialen: Nuk pranojmë të legjitimojmë qasje të njëanshme ndaj drejtësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës miratoi në një seancë të jashtëzakonshme plenare të enjten Rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, duke kërkuar zbatim me përpikëri të Kushtetutës dhe standardeve ndërkombëtare për proces të drejtë dhe të paanshëm.

Rezoluta, e paraqitur nga deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, u miratua me 90 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim, pasi një kërkesë e tyre për të shtuar një pikë në përmbajtje nuk u pranua.

LDK-ja ka dalë me një deklaratë për mospjesëmarrjen e tyre në votim. Aty thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka “detyrim historik dhe politik të flasë me një zë të përgjegjshëm, të plotë dhe të drejtë për drejtësinë, jo me rezoluta të pjesshme dhe selektive”.

LDK-ja thotë se e mbështet parimin e gjykimit të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me standardet më të larta kushtetuese e ndërkombëtare për çdo qytetar të Kosovës, por deklarata thekson se është obligimin institucional për zbardhjen e të gjitha vrasjeve të pazbardhura pas luftës, përfshirë vrasjet politike.

Sipas kësaj partie, ky është borxh ndaj viktimave, ndaj shoqërisë dhe ndaj vetë shtetit të Kosovës.

“Refuzimi për ta përfshirë këtë kërkesë e bëri Rezolutën të paplotë në thelb dhe të mangët në mesazh. Përballë kësaj, Grupi Parlamentar i LDK-së nuk pranon të legjitimojë një qasje të njëanshme ndaj drejtësisë”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës beson se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka detyrim historik dhe politik të flasë me një zë të përgjegjshëm, të plotë dhe të drejtë për drejtësinë, jo me rezoluta të pjesshme dhe selektive.

LDK e mbështet fuqishëm parimin e gjykimit të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me standardet më të larta kushtetuese e ndërkombëtare për çdo qytetar të Kosovës. Kjo është vlerë themelore e shtetit ligjor dhe e orientimit euro-atlantik të Republikës sonë.

Megjithatë, drejtësia nuk mund të trajtohet si koncept i fragmentuar. Ajo ose vlen për të gjithë, ose rrezikon të humbasë legjitimitetin e saj. Për këtë arsye, deputetët e LDK-së kërkuan që Rezoluta të përfshinte qartë dhe pa ekuivoke edhe obligimin institucional për zbardhjen e të gjitha vrasjeve të pazbardhura pas luftës, përfshirë vrasjet politike. Ky është borxh ndaj viktimave, ndaj shoqërisë dhe ndaj vetë shtetit të Kosovës.

Refuzimi për ta përfshirë këtë kërkesë e bëri Rezolutën të paplotë në thelb dhe të mangët në mesazh. Përballë kësaj, Grupi Parlamentar i LDK-së nuk pranon të legjitimojë një qasje të njëanshme ndaj drejtësisë.

Ky qëndrim është aktiv dhe parimor. LDK nuk shmanget nga përgjegjësia, por e ushtron atë. Nuk hesht për drejtësinë, por kërkon që ajo të jetë e plotë. Nuk relativizon historinë, por refuzon instrumentalizimin e saj politik.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të kërkojë: drejtësi për të gjithë viktimat; procese të drejta dhe të paanshme; dhe një shtet që ka guximin të përballet me të vërtetën, jo ta përzgjedhë atë.

JU REKOMANDOJMË

Vasfije Krasniqi mbështet Marshin ‘Drejtësi, jo politikë’, do të jetë njëra nga folëset më 17 shkurt

Vasfije Krasniqi mbështet Marshin ‘Drejtësi, jo politikë’, do të jetë njëra nga folëset më 17 shkurt
13/02/2026 - 12:24

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi ka shprehur mbështetjen e saj për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar nga platforma “Liria ka...

Më shumëDetails

Donika Gërvalla pasi merr postin e ministres së Drejtësisë- ‘Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin’

Donika Gërvalla pasi merr postin e ministres së Drejtësisë- ‘Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin’
13/02/2026 - 12:09

Donika Gërvalla e ka pranuar detyrën e ministres së Drejtësisë duke e vlerësuar rolin e kësaj ministrie në raport me ligjin dhe drejtësinë. “Gjatë ditës së djeshme, nga...

Më shumëDetails

Eric Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e Ushtria Çlirimtare e Kosovës s’ka qenë nën përgjegjësinë e Rexhep Selimit

Eric Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e Ushtria Çlirimtare e Kosovës s’ka qenë nën përgjegjësinë e Rexhep Selimit
13/02/2026 - 11:32

Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully, ka deklaruar se pas qershorit të vitit 1999, Policia Ushtarake e Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ka qenë nën përgjegjësinë e...

Më shumëDetails

Kompania e familjes së Valon Ademit fitoi 116 kontrata publike me mbi 122 milionë euro në Shqipëri

Kompania e familjes së Valon Ademit fitoi 116 kontrata publike me mbi 122 milionë euro në Shqipëri
13/02/2026 - 11:03

Prej disa vitesh, një grup biznesi me origjinë nga Kosova ka arritur të zgjerojë ndjeshëm aktivitetin e tij në tregun shqiptar të kontratave publike. Bëhet fjalë për kompaninë...

Më shumëDetails

Kurti udhëton drejt Mynihut, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Kurti udhëton drejt Mynihut, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë
13/02/2026 - 10:47

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich...

Më shumëDetails

Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj

Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj
13/02/2026 - 10:36

Gjykata e Apelit të Kosovës me vendimin e 20 janarit 2026 ka vendosur të aprovojë ankesën e Prokurorisë Speciale ndaj të akuzuares për spiunazh,  Jelena Gjukanoviq ashtu që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari

    Haxhiu me kritika të ashpra për fjalimet e Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut në seancën konstituive, ja çka thotë?

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Përplasje fizike live në Opinion, Buzhala godet Albatros Rexhajn

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Konjufca e propozoi për ministër, Kurti e “shkarkoi” për t’ia dhënë postin Dimal Bashës – ku po mbetet Bislimi

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kurti e “përzë” nga qeveria “gjeniun” që nuk e zinte gjumi nga rritja e frikshme e VV-së

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nuk u përfshi në kabinetin e ri të Kurtit, reagon Besnik Bislimi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë