Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria e republikës së Kosovës për të dhjetën herë po e shkelë kushtetutën.
Sipas LDK-së, këto janë vendimet që i shkeli Qeveria:
Ligji për këshillin Prokurorial të Kosovës
Ndërhyrja në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në Arsim
Ligji për zyrtarët publik
Ligji për paga
Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg
Shkarkimi i 8 anëtareve të bordit të RTK-së
Shkarkimi i 5 anëtarëve të Këshillit të pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës
Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP-së
Ligji për byronë shtetërore për verifikim dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Ligji për Këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës.