Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për bashkim dhe angazhim qytetar, duke e cilësuar këtë moment si një fillim të ri.
Ai theksoi rëndësinë e veprimit mbi fjalët dhe ftoi qytetarët të rreshtohen përkrah Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë:
Le të ecim bashkë tani.
Ky është fillimi ynë i ri!
Ka kohë kur më e rëndësishme se fjalët që thuhen, janë fjalët që ruhen. Sot është pikërisht ajo kohë. Le të flasim më pak, le të punojmë më shumë. Le të rreshtohemi, pas zërit qytetar që nga ne pret shumë.
Lidhja ju pret e thërret.












