Nga vërshimet e janarit të vitit 2023 në Bair të Mitrovicës, shumë banorë ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Edhe sot pas dy vitesh, banorët e këtij fshati thonë se ani pse ju kanë premtuar ndihmë, diçka konkrete s’ka pasur.
Gazetarja e Gazetës Online Reporteri.net, Leonora Kolukaj ka qëndruar në Bair ku ka biseduar me banorë. Nexhmedin Maliqi, përfaqësues i banorëve të Bairit ka thënë se janë detyruar të jetojnë me qera, pasi dhe inspektorët u kanë thënë se vendi është i pabanueshëm. Ai madje thotë që e vetmja zgjidhje do të ishte që po të shkonte tek ta Albin Kurti ta shihte gjendjen e tyre.
“Dikur nashta edhe vjen, po bahet vonë. E kisha lut sa s’ka ndodhë ndonjë fatkeqësi me ardh. Kryeministrin nuk janë t’u e njoftu. Jem të bindur që po të kish ardh Albini, një zgjidhje ish ba”, thotë Maliqi.