Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Leonard Ademaj kërkon dënim maksimal për Murselin e të tjerët: Populli ua ka dhënë

14/07/2025 - 12:07
në Lajme
A A
Sot vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt, pritet të dëshmojë vëllai i saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që u vra më 29 nëntor 2023, gjatë dëshmisë së tij të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Ai tha se mesazhi i familjes së tij është i qartë, se dënimi nuk ia kthen motrën por të jetë shembull për ata që tentojnë të bëjnë krime të tilla.

“Dënimi nuk na e kthen Liridonën, po të paktën le të jetë shembull për të gjithë ta që tentojnë të bëjnë krim të tillë. Duke marrë parasysh rrethanat kriminale të cilat i kanë bërë, dënimi të jetë kapital pasi që dënimin populli ia ka dhënë vetë”, tha Ademaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Paraprakisht, avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj e pyeti Ademajn se kur ishte kthyer Naimi prej pushimeve vjetore, a kishte shkuar për vizitë tek familja e Liridonës.

Dëshmitari tha se Murseli kishte shkuar dhe kishte fjetur aty deri në orët e vona, një apo dy herë.

Ai tha se gjatë qëndrimit të tij tek familja e tyre nuk kishte vërejtur ftohje të marrëdhënieve mes Liridonës dhe Naimit.

Lidhur me gjendjen financiare, Leonard Ademaj tha se e dinte që motra e tij mbante dy punë në Suedi, kurse për Naimin nuk e di.

Ai deklaroi se Naimi kishte kërkuar para nga një i afërm i tyre në Zvicër. Tha se nuk e di nëse Naimi kishte kërkuar borxh ndaj personave tjerë në Kosovë apo jashtë vendit.

Dëshmitari tha se nuk e ka parë asnjëherë Murselin me Granit Plavën dhe se nuk ka dëgjuar asgjë për motivin e ngjarjes.

Pyetje për dëshmitarin kishte edhe vetë i akuzuari Murseli.

“Për 12 vjet martesë, a ju është ankuar ndonjëherë motra e tij për mua apo për raportin tonë?”, pyeti Murseli.

Ndërkaq, Ademaj tha se jo, por para disa muajve kishte ndodhur një aferë tradhtie e Naimit me një të afërme të vet, e cila e kishte prekur shumë, por që ajo vetë kishte zgjidhur këtë punë me të dhe familja nuk e ka kundërshtuar vendimin e saj.

Ademaj tha se punonjësja e morgut tha se i kishte thënë se në mëngjes, një ditë para natës kritike, Naimi dhe Kushtrimi kanë qenë aty.

Dy javë para ngjarjes, tha se kishin shkuar në Budva së bashku me bashkëshortet dhe fëmijët për ta festuar ditëlindjen e tij. Leonardi tha se kjo ishte bërë me ftesë të Liridonës.

Gjatë atij udhëtimi, ai tha se nuk ka parë diçka ndryshe. Po ashtu, Leonardi tha se nuk kishte qenë asnjëherë në vizitë në shtëpinë që Murseli dhe tani e ndjera e kishin blerë në Prishtinë.

“Motivin kinse Liridona më ka tradhtuar e ke thënë ti vetë, jo Prokuroria. Sa i përket sigurimit, ti e di më mirë ku vlen se ja ke bo veç asaj jo vetes. Po ashtu, e di mirë ku i ke thanë babit të vet në shtëpi ‘ia kam maru ni sigurim Liridonës që nesër me i ndodh diçka përfitojmë shumë dhe fëmijët sigurohen”, iu përgjigj Ademaj- Murselit kur e pyeti se cilit motiv të ngjarjes i beson.

Ai tha se përveç versionit të tradhtisë, të dyja versionet tjera i beson. Tha se djali i vogël i tani të ndjerës i cili ishte vetëm 4-vjeç i kishte thënë natën kritike se “mamin e kemi harruar në makinë”.

I pyetur nga Naimi nëse ky i fundit kishte qenë në Prokurori me fëmijët pas intervistimit në Polici para varrimit të tani të ndjerës, Ademaj tha se nuk e di.

Kurse, duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtësit të Kokallës, avokatit Ndrecë Dodaj, Leonard Ademaj tha se në Prishtinë kishte ardhur rreth orës 23:30 ose 01:00, ku e kishte takuar Kokallën dhe Murselin.

Ai tha se Kokalla vetëm i kishte shprehur ngushëllime dhe s’kishte biseduar asgjë më shumë me të. Tha se me babanë e Kokallës dhe atë të Murselit ishte takuar në varrim në Cermjan, kurse pas varrimit nuk janë takuar më.

“Një i afërm i juaji ju ka thënë se Kushtrimi bashkë me Granit Plavën kanë numëruar disa para, a është e vërtetë kjo”, pyeti Dodaj.

Kurse, Ademaj e pohoi një gjë të tillë, e që sipas tij, kjo kishte ndodhur në një kafene në Cermjan.

Dëshmitari përsëriti se djali i madh i tani të ndjerës i kishte thënë se Naimi ia kishte mbajtur dorën Liridonës në momentin kritik.

“Këtë e dëshmon edhe raporti i autopsisë”, tha ai.

Kurse, lidhur me atë se djali i viktimës kishte vizatuar me ngjyrë të kuqe, Ademaj tha se nuk e di nëse kishte vizatuar flamuj, por që ishte ngjyra e kuqe.

Leonardi tha se fëmijët e përmendin vazhdimisht nënën e tyre dhe se u kanë dhënë vazhdimisht dhurata për t’ia dërguar tani të ndjerës tek varri.

“Shohin ëndrra të ndryshme, u mungon nëna e tyre. Gjithashtu kanë kërkuar disa herë të vijnë dhe të dërgojnë së paku një lule tek varri i nënës së tyre. Sa i përket dhëndrit, asnjëherë nuk e përmendin. Në përditësimin e të dhënave thuhet se kushdo që e përmend babanë në prezencë të tyre ata nuk dëshirojnë të takohen me të- me personin që ua përmend babanë”, tha Ademaj.

Lidhja e tani të ndjerës me Murselin, dëshmitari thotë se ka ndodhur me vullnetin e tyre, e që misit ishte babai i Kokallës.

Dëshmitari tha se motra e tij kishte qenë nxënëse shembullore, por që nuk kishte vazhduar shkollën e mesme për t’i ndihmuar babait me punët në fshat sepse nuk mund t’ia dilte vetë.

Ai deklaroi se nuk kanë vërejtur diçka në lidhjen e Murselit dhe motrës së tij, pasi kjo e fundit ka qenë gjithmonë e buzëqeshur.

I njëjti deklaroi se Kokalla dhe Murseli kanë pasur shoqëri vazhdimisht.

“Pse babi nuk e ndihmoi mamin, pse babi e la hajnin me ja ba nanës bam, pse babi i ndihmoi hajnit ta vras nënën dhe shumë të tjera nuk po më kujtohen”, tha Ademaj për fjalët që ia thonë fëmijët e të ndjerës.

JU REKOMANDOJMË

Operacioni “Pranvera 2025”: Mbyllen 22 qendra masazhi, 10 të arrestuar për “keqtrajtim fëmijësh” dhe 14 për prostitucion
Lajme

Operacioni “Pranvera 2025”: Mbyllen 22 qendra masazhi, 10 të arrestuar për “keqtrajtim fëmijësh” dhe 14 për prostitucion

14/07/2025 - 15:02
Gjashtë rekomandimet e Inspektoratit Policor për menaxhimin e trafikut në kryeqytet
Lajme

IPK rekomandoi suspendimin e katër zyrtarëve policorë në dy raste të ndara

14/07/2025 - 14:52
Bajrami: Specialja e ka shkelur Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare
Lajme

Bajrami: Specialja e ka shkelur Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare

14/07/2025 - 14:38
Bajrami: Prokuroria Speciale të veprojë urgjentisht për 108 ‘kontrata sekrete’ me vlerë mbi 30 milionë euro
Lajme

OSHP-ja dritë të gjelbër tenderit të KEK-ut, Bajrami: Këta vazhdojnë me fizkultura, Vuk Hamoviq dhe NOA fitojnë

14/07/2025 - 14:02
Ambasada e SHBA-së pas vizitës së zyrtarit të DASH-it: Takime konstruktive me akterët politikë
Lajme

Ambasada e SHBA-së pas vizitës së zyrtarit të DASH-it: Takime konstruktive me akterët politikë

14/07/2025 - 13:48
Rinis punën Specialja, këtë muaj pritet vendimi për Pjetër Shalën
Lajme

Apeli në Hagë ia ul dënimin Pjetër Shalës nga 18 në 13 vjet burgim

14/07/2025 - 13:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump

    Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Kryeziu: Grenell është i pasaktë, Osmani e tha të vërtetën – ky njeri e informoi Trumpin për kërcënimin ndaj Kosovës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Shitet hoteli “Relax” në Ulqin

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë