Deputetët e LVV-së s’janë kthyer në Kuvendin e Kosovës pas pauzës së debatit për çmimet e naftës.
Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, në hapje të seancës ka thënë se radhën për fjalë e kanë GP i LVV’së megjithatë askush nga deputetët s’ka qenë i pranishëm.
“Duke se s’ka ardhur askush prej tyre, të paktën deri tash”, ka deklaruar Gola.
Më pas, Gola ia ka dhënë fjalën deputetit të PDK-së, Ferat Shala.













