Ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz nuk njihet për ndonjë shenjë të rëndësishme në diplomaci për shtetin që përfaqëson. Ta zëmë Behxhet Pacolli ia siguroi Kosovës njohjen e parafundit, e të fundit Presidentja Vjosa Osmani.
Por, por, por, por… Gërvall sot ka njoftuar se është takuar me Ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, të cilit tha se ia ka kërkuar kontributin e Luksemburgut, në heqjen e masave nga BE për Kosovën.
E plotë:
Në një Evropë që kërkon më shumë bashkëpunim, më shumë siguri dhe më shumë drejtësi, Kosova është pjesë e zgjidhjes, një aleate e besueshme, e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe vlerave evropiane.
Në Luksemburg, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, z. Xavier Bettel, theksuam qartë se zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është jo vetëm i nevojshëm, por edhe strategjik, nga zhvillimi ekonomik e dixhital, tek arsimi, shëndetësia dhe energjia e pastër.
Ritheksova domosdoshmërinë që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të përmbyllet brenda Presidencës së Luksemburgut, si një hap i vonuar drejt barazisë institucionale. Po ashtu, kërkova përkrahje të qartë në heqjen e masave të padrejta ndaj vendit tonë.
E vlerësova lart praninë e trupave nga Luksemburgu në Kosovë, si pjesë e Detashmentit të përbashkët me Belgjikën, një kontribut i prekshëm për sigurinë në vend dhe në rajon.
Kosova është plotësisht e përkushtuar ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, por ky proces duhet të finalizohet me njohje reciproke, si e vetmja bazë për paqe të qëndrueshme në rajon.