Teksa numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, gara në listën e LDK-së vazhdon të mbetet interesante.
Ermal Sadiku, i cili renditej i 15-ti me vota, tashmë ka tejkaluar Fadil Hadërgjonajn dhe ndodhet në pozitën e 14-të si më i votuari.
Sadiku deri tani ka 15,086 vota, ndërsa Hadërgjonaj ka 15,017 vota.
Arben Gashi ka ngecur mbrapa me vota dhe tani ka rreth 500 vota më pak se Hadërgjonaj.














