Ish-polici i Njësisë Speciale Arbnor Spahiu u arrestua në kufirin Hungari-Serbi, nga shteti serb. Atij i u caktua masa e paraburgimit prej një muaji, pranë Gjyatës së Suboticës, nën dyshimet për ‘Vrasje të rëndë’ që pretendohet ta ketë kryer si pjestarë i policisë së Kosovës, në vitin 2023, gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator. Në fakt, ish-polici Arbnor Spahiu, kishte dhënë dorëheqje nga policia në vitin 2022, e s’ka asnjë provë e mundësi që ai të ketë qenë në Banjksë, përçka po akuzohet në Serbi.
Cilat janë të rejat sot?
Të mërkurën, më në fund kanë reaguar nga Presidentca si dhe Kryeminsitri në detyrë i Kosovës Albin Kurti.
‘Presidentja Osmani, sapo është njoftuar për rastin, ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe ka qenë poashtu në kontakt me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e BE-së. Angazhimi i Presidentes do të vazhdojë.’
Me anë të një statusi në Facebook, Kurti ka reaguar, duke shkruar se ‘sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.’
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lëshuar komunikatë në lidhje me rastin, ku theks te veçant i ka dhënë komunikimt me ambasadën gjermane, meqenëse Spahiu ka qëndrim të rregullt në Gjermani.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, ka njoftuar për rastin misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Beograd, dhe të gjithë Trupin diplomatik në Kosovë. Në mënyrë të veçantë, po mbahet komunikim i rregullt me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, duke marrë parasysh se z. Spahiu ka qëndrim të rregullt në Gjermani.’ – thuhet ndër të tjera aty.
Ndërkohë, Avokati Arianit Koci që ndodhet në Serbi, për gazetën Nacionale ka dhënë se ‘po vazhdoj të dërgoj prova’.
Ndryshe, po këtë ditë, pra të mërkurën në Kosovë, u mbajt seanca e rradhës e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarëve për rastin e ‘Banjskës’, ku dëshmoi kolegu i heroi Afrim Bunjaku që u vra në ditën kritike.
Seanca e rradhës për këtë rast mbahet këtë të premte.