Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lëvizjet e ushtrisë serbe në drejtim të vijës kufitare me Kosovën, aleatët alarmuan, Qeveria jep detaje

30/09/2023 - 19:17
në Kryesore, Lajme
A A
Ky është zyrtari rus që sot u shpall non – grata, akuzonte UÇK-në për krime në raportet e tij (Emri/Foto)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate, të shtunën, ka treguar se lëvizjet e ushtrisë serbe në drejtim të Kosovës janë bërë në tri drejtime, një në pjesën e kufirit verior të Kosovës, e dy të tjera në atë lindor. Më parë për këtë kanë alarmuar aletatët perëndimorë të Kosovës.

Në komunikate thuhet se kjo lëvizje paraqet kërcënim për integritetin territorial të Kosovës.

”Qeveria e Republikës së Kosovës me vëmendje dhe vigjilencë është duke ndjekur zhvillimet e fundit sa i përket lëvizjes së njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në drejtim të vijës kufitare me Republikën e Kosovës.

Lëvizjet e ushtrisë serbe janë bërë nga tre drejtime të ndryshme; njësitet e Brigadës së dytë të ushtrisë serbe kanë lëvizur nga drejtimi i Rashkës në drejtim të kufirit verior të vendit tonë; njësitë e Brigadës së Tretë të ushtrisë serbe kanë lëvizur nga Regjioni i Nishit në drejtim të kufirit veri-lindor të vendit tonë dhe njësitë e Brigadës së katërt kanë lëvizur nga Regjioni i Vranjës në drejtim të kufirit lindor të Republikës së Kosovës“, thuhet në njoftim.

Më tutje, thuhet se Qeveria për rreth territorit të Kosovës ka 48 baza operacionale. Në kumtesë theksohet se vazhdimisht për këtë janë lajmërur partnerët ndërkombëtarë.

”Njësitë ushtarake të ushtrisë së Serbisë gjatë ditës së djeshme kanë vendosur kapacitetet e tyre ushtarake dhe të xhandarmërisë nëpër 48 bazat e përparme operacionale, që janë të shtrira përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës, pak kilometra në thellësi të territorit të Serbisë. Në këtë vendosje përfshihen edhe vendosja e sistemeve kundër-ajrore dhe artilerisë së rëndë. Shumë herë kemi ngritur shqetësimin për ekzistencën e këtyre 48 bazave të përparme të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe dhe kemi theksuar faktin, tashmë të vërtetuar që këto baza shërbejnë për mbështetje të agresionit të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës thotë se ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me ShBA-të dhe vendet e BE-së në lidhje me këtë kërcënim serioz nga Serbia dhe reagimi i ShBA-ve ndaj kësaj qasje agresive të Serbisë ka qenë i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë.

”I bëjmë thirrje Presidentit Vuçiq dhe institucioneve të Serbisë që menjëherë të tërheqin të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën dhe të mbyllin dhe demilitarizojnë 28 bazat e përparme ushtarake dhe 20 bazat e xhandarmërisë që për vendin tonë paraqesin kërcënim të përhershëm”, vazhdon njoftimi.

Më tutje, theksohet se krejt kjo vjen pasi dështoi në veri të Kosovës formacioni para-ushtarak, ku një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës.

”Pas dështimit të sulmit të armatosur me formacionet para-ushtarake të udhëhequra nga Milan Radoiçiq, marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën është hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe gjithashtu prezencën ushtarake ndërkombëtare në Republikën e Kosovës.

Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim me partnerët ndërkombëtar janë më të vendosura se kurrë që me çdo kusht të mbrojnë tërësinë territoriale, të ruajnë sovranitetin, rendin kushtetues, rendin publik dhe jetën e qytetarëve të vendit tone”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi takon Kallasin: PDK e gatshme për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës politike
Lajme

Krasniqi takon Kallasin: PDK e gatshme për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës politike

22/05/2025 - 22:59
Abdixhiku pas takimit me Kallas: E informova për krizën politike dhe idenë për një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse
Lajme

Abdixhiku pas takimit me Kallas: E informova për krizën politike dhe idenë për një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse

22/05/2025 - 22:55
Natyra Kuçi e PSD-së kandidon për kryetare të Deçanit në zgjedhjet lokale
Lajme

Natyra Kuçi e PSD-së kandidon për kryetare të Deçanit në zgjedhjet lokale

22/05/2025 - 22:44
Daut Haradinaj: E turpshme për këtë qeveri, Policia Kufitare në Kamenicë operon pa armë të gjata e me mjete të dhuruara nga Komuna
Lajme

Daut Haradinaj: S’e votoj Limajn për kryeparlamentar

22/05/2025 - 22:29
Takimi me Kallas, Haradinaj: Sanksionet te hiqen urgjentisht, BE ta mbështes Kosovën drejt BE’së
Lajme

Takimi me Kallas, Haradinaj: Sanksionet te hiqen urgjentisht, BE ta mbështes Kosovën drejt BE’së

22/05/2025 - 22:17
“Paradoks i madh”, Drejtoresha e Bujqësisë në Drenas liron detyrën pasi u punësua si zyrtare e lartë po në këtë drejtori
Lajme

“Paradoks i madh”, Drejtoresha e Bujqësisë në Drenas liron detyrën pasi u punësua si zyrtare e lartë po në këtë drejtori

22/05/2025 - 22:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së AAK-së, jep detaje se si do të shqyrtohet çështja e votimit të kryeparlamentarit

    Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së AAK-së, jep detaje se si do të shqyrtohet çështja e votimit të kryeparlamentarit

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

    285 Shpërndaje
    Shpërndaje 114 Tweet 71
  • Impakti i Veriu.info: MAPL konfirmon se vendimi për shkarkimin e nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Fotografitë që s’i pamë: Albin Kurti dhe Bedri Hamza ‘i gjuhen’ flisë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • ‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë