Para pak momentesh është përuruar rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Stanovc – hyrja e Vushtrrisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur një projekt të rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe ekonominë e vendit.
Kurti ka qenë i shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit Liburn Aliu. Ky i fundit u pyet nga gazetarët se pse nuk është në listën e deputetëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka dhënë një përgjigje të shkurtë për këtë pyetje.
Aa thënë se vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje e ka marrë shumë kohë më parë.
“Vendim i imi ka qenë, nuk është se është marr tash së voni. Njëjtë siç ka qenë vendim i imi për të mos qenë pjesë e kryesie në tetorin e vitit 2022”, tha ai para mediave.
Liburn Aliu sivjet nuk ndodhet në listën e VV-së si kandidat për deputet, ndonëse është një nga firgurat qendrore të kësaj partie.