Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin

16/08/2025 - 19:53
në Lajme
A A
Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Liderët evropianë e kanë ofruar të shtunën mbështetjen e tyre për një samit trepalësh në mes të presidentit amerikan, Donald Trump, atij ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologut të tyre rus, Vladimir Putin, pasi në një samit të mbajtur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Alaskë, më 15 gusht, palët nuk kanë arritur marrëveshje për armëpushim në luftën në Ukrainë.

E përditshmja amerikane, New York Times, i ka cituar disa zyrtarë evropianë t’i kenë thënë se edhe liderët evropianë janë ftuar për të marrë pjesë të hënën në Uashington, në takimin mes Trumpit dhe Zelenskyt.

Në një deklaratë të nënshkruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministri britanik, Keir Starmer dhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është insistuar në rritjen e presionit ndaj Rusisë deri në arritjen e paqes, përfshirë vendosjen e sanksioneve.

Liderët evropianë kanë insistuar, gjithashtu, që Moska “nuk mund ta ketë të drejtën e vetos” në vendimet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian apo në NATO.

Rusia, në anën tjetër, e ka bërë të qartë se nuk do ta tolerojë anëtarësimin e Kievit në aleancën veriatlantike. Mirëpo, liderët evropianë, kanë thënë se janë të gatshëm që të punojnë drejt një samiti trepalësh, me mbështetje të BE-së.
Takimi i 15 gushtit në mes të Trumpit dhe Putinit ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret drejt dhënies fund të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

“Ne do ta vazhdojmë ashpërsimin e sanksioneve dhe masat tjera ekonomike për të rritur presionin ndaj luftës ekonomike të Rusisë, derisa të ketë paqe të qëndrueshme”, është thënë në një deklaratë të përbashkët të zyrtarëve evropianë.

Liderët evropianë nuk kanë qenë shumë rehat me takimin Trump-Putin, duke argumentuar se Zelensky do të duhej të ishte përfshirë në samitin në Alaskë.
Në një deklaratë të lëshuar ndaras, Starmer e ka përgëzuar Trumpin për përpjekjet që po bën për t’i afruar palët me fundin e luftës.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban – i cili është miqësor me Trumpin dhe Putinin – e ka duartrokitur samitin.

“Për vite me radhë i kemi parë dy fuqitë më të mëdha bërthamore duke prishur kornizën e bashkëpunimit të tyre dhe duke nisur mesazhe armiqësore. Kjo tani ka marrë fund. Sot bota është vend më i sigurt sesa dje”, ka thënë Orban përmes një postimi në X – dikur Twitter.

Mirëpo, Macron ka bërë thirrje për kujdes kundër asaj që e ka quajtur “tendencë të dokumentuar nga Putini për mospërmbushje të zotimeve”.
Ai ka kërkuar që secila marrëveshje për paqe t’i përfshijë garancitë “e pathyeshme” të sigurisë.

Edhe presidenti francez ka bërë thirrje për rritje të presionit ndaj Rusisë, derisa të arrihet një paqe e qëndrueshme.

Liderët evropianë i kanë mirëpritur ato që i kanë quajtur “garanci të sigurisë” të përmendura nga Trumpi, por pa dhënë më shumë hollësi.

Një burim diplomatik i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se Trumpi i ka ofruar Ukrainës garanci të ngjashme – por të ndara – me ato të anëtarësimit në NATO.

“Garanci të forta të sigurisë që i mbrojnë interesat e sigurisë së Ukrainës dhe Evropës janë thelbësore”, ka shkruar von der Leyen në X.

Trump dhe Putini kanë diskutuar për gati tri orë në një bazë ushtarake amerikane në Alaskë.

Trump ka thënë se ekipi i tij ka arritur “përparim të madh” drejt dhënies fund të luftës, mirëpo ende nuk ekziston një marrëveshje.

Putini ka thënë se Rusia këmbëngul në atë që e quan “rrënjë të problemit” – gjuha që përdor Kremlini, përmes së cilës kërkon çarmatosjen e ushtrisë ukrainase, dhe që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO. REL

JU REKOMANDOJMË

Kryeministrja e Danimarkës: Ne e mbështetim Palestinën, por nuk është koha e duhur për ta njohur
Lajme

Kryeministrja e Danimarkës: Ne e mbështetim Palestinën, por nuk është koha e duhur për ta njohur

16/08/2025 - 21:47
Takimi Putin-Trump në Alaska, vjen reagimi i parë nga Erdogan
Lajme

Takimi Putin-Trump në Alaska, vjen reagimi i parë nga Erdogan

16/08/2025 - 21:20
Tahiri: Nuk e shoh Vetëvendosjen me mbi dyzetë deputetë
Lajme

Tahiri i AAK-së paralajmëron krizë ekonomike: Pa energji, Kosova rrezikon falimentim

16/08/2025 - 20:47
Majlinda Kurti shpallë zyrtarisht kandidaturën për Asamble Komunale në Mitrovicë nga PDK, mban numrin 6
Lajme

Majlinda Kurti shpallë zyrtarisht kandidaturën për Asamble Komunale në Mitrovicë nga PDK, mban numrin 6

16/08/2025 - 20:38
Matjet e Gallup tregojnë për jetë më të mirë në nivel global, trend “lulëzimi” edhe në Evropën Juglindore, Kosova po ashtu del mirë
Lajme

Matjet e Gallup tregojnë për jetë më të mirë në nivel global, trend “lulëzimi” edhe në Evropën Juglindore, Kosova po ashtu del mirë

16/08/2025 - 20:15
Musliu: Vuçiq e Lista Serbe i humbën kohë ndërkombëtarëve, Kosova veproi drejt që i rezistoi presionit
Lajme

Musliu: Vuçiq e Lista Serbe i humbën kohë ndërkombëtarëve, Kosova veproi drejt që i rezistoi presionit

16/08/2025 - 20:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trump telefonon Zelenskyn pas takimit me Putinin

    Trump telefonon Zelenskyn pas takimit me Putinin

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kujt i bërtiti Putin në takimin që ka nisur me Trump?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Takimi Putin-Trump në Alaska, vjen reagimi i parë nga Erdogan

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Zbulohet marrëveshja ushtarake Kosovë-Belgjikë, mbahej e fshehur për shkak të Serbisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ariani Company nis objekt banesor me standard të ri jetese në zemër të Obiliqit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë