Lideri i ri suprem, pasardhësi i babait të tij, Mojtaba Kahmenei raportohet se ka mbetur në koma dhe gjithashtu ka humbur edhe njërën këmbë.
Duke cituar një burim të kryeqytetin iranian, Teheran, gazeta The Sun ka shkruar se Mojtaba Khamenei ka pësuar lëndime serioze në stomak ose në mëlçi.
Tutje raportohet gjithashtu se udhëheqësi i ri aktualisht ndodhet në kujdes intensiv në Sina University Hospital, në lagjen historike të qytetit. Forcat e sigurisë thuhet se kanë izoluar një pjesë të ndërtesës.
Sipas burimeve të brendshme, personeli i spitalit i ka thënë se Mojtaba ishte në gjendje “shumë serioze” dhe nën kujdesin e Mohammad Reza Zafargjani. Përveçse është Ministër i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor i Iranit, Zafargjani është gjithashtu një nga kirurgët më të mirë në vend.
Burimi tha: “Një ose dy nga këmbët e tij janë prerë. Mëlçia ose stomaku i tij gjithashtu është çarë. Ai duket se është gjithashtu në koma.”
Nuk dihet nëse plagët e Mojtaba Khamenei janë marrë në të njëjtin sulm që vrau babanë e tij 86-vjeçar.














