Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Lidhjet’ e pronarit të “NOA”-s, Gentian Sula me drejtuesit e “EFT”-së në Shqipëri, çojnë te oligarku serb i energjetikës, Vuk Hamoviç

12/05/2025 - 11:34
në Lajme
A A
‘Lidhjet’ e pronarit të “NOA”-s, Gentian Sula me drejtuesit e “EFT”-së në Shqipëri, çojnë te oligarku serb i energjetikës, Vuk Hamoviç
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhjet “familjare” mes pronarit të NOA-s Gentian Sula dhe drejtuesve të kompanisë “EFT”, dega në Shqipëri, çojnë të Vuk Hamoviç, një biznesmen serb, i njohur si ‘lojtari kryesor’ i tregtimit me energji elektrike në Ballkan, që hetohet për transaksione të dyshimta.

Buletini Ekonomik

Një skemë e përgatitur mirë dhe më shumë akterë, dyshohet se është prapavija në importet energjisë elektrike për Kosovën gjatë viteve 2023-2024. Përveç kompanisë nga Shqipëria, Noa Energy Trade, të cilës iu mundësua monopoli nga KESCO, hulumtimi i realizuar nga Buletini Ekonomik, ka zbuluar edhe kompani tjera që dyshohet se ishin pjesë e skemës së importeve.

Kompania me origjinë serbe “EFT Group”, për 20 vite kishte mbajtur primatin në furnizimin e Kosovës me energji elektrike nga importi. Kjo kompani ka pronar Vuk Hamoviç, një biznesmen serb, i njohur si “lojtari kryesor” i tregtimit me energji elektrike në Ballkan.

Hulumtimi zbulon “lidhjet e shkurtra”, mes drejtuesve të degës së kësaj kompanie në Shqipëri dhe kompanisë shqiptare Noa Energy Trade, e cila është importuesi kryesor i energjisë elektrike për Kosovën gjatë viteve 2023-2024.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Qendra Kombëtare e Bizneseve në Shqipëri, drejtues i degës se kompanisë “EFT” në Shqipëri është Mirsad Uruçi, një biznesmen shqiptar i njohur për tregtim me energji elektrike që nga viti 2017. Por prezenca e EFT-së në Shqipëri daton që nga viti 2002, me drejtues Enver Uruçi, babai i Mirsad Uruçit.

Sipas dokumenteve që posedon Buletini Ekonomik, Enver Uruçi në vitin 2002 kishte kërkuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë (në atë kohë në Shqipëri, regjistrimi i kompanive është bërë në Gjykatë), regjistrimin si person juridik të Zyrës së Përfaqësimit në Shqipëri të Shoqërisë “Energy Financing Team Limited”.

Në këtë vit, shoqëria “EFT” u regjistrua si “shoqëri tregtare angleze”, por nga hulumtimi del se pronari i vërtetë është Vuk Hamoviç, një biznesmen serb me të kaluar të dyshimtë dhe i hetuar nga disa shtete për transaksionet në tregtimin me energji elektrike. Në vitin 2017, “EFT” kishte ndërruar statusin juridik në Shqipëri duke u inkorporuar e regjistruar në Shqipëri si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe me administrator, Mirsad Uruçin.

JU REKOMANDOJMË

Punëtorja e Trepçës, Valdete Shabani, fiton për herë të dytë betejën për drejtësi
Kryesore

Punëtorja e Trepçës, Valdete Shabani, fiton për herë të dytë betejën për drejtësi

12/05/2025 - 15:26
PDK do ta dërgojë në Kushtetuese ligjin për byronë e konfiskimit te pasurise së pajustifkushme
Kryesore

PDK e pranon ftesën e Vjosa Osmanit

12/05/2025 - 15:03
Presidenca konfirmon: Konsultimet për Kuvendin nisin më 15 maj
Kryesore

Presidenca konfirmon: Konsultimet për Kuvendin nisin më 15 maj

12/05/2025 - 14:50
“Samiti varros përfundimisht projektin e Ballkanit të Hapur”
Kryesore

Sali Berisha lë të kuptohet se nuk e pranon rezultatin: Veç ai nalt mund ta ndalojë PD-në për ta mbrojtur votën

12/05/2025 - 14:40
Edi Rama pas telefonatës nga Hashim Thaçi: “Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse – Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”
Kryesore

Edi Rama pas telefonatës nga Hashim Thaçi: “Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse – Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”

12/05/2025 - 14:07
Shtrenjtimi i rrymës, Muharremi -qeverisë: A jeni në vete? Për 50 milionë euro me shkaktu valë inflacioni qindramilionësh?
Kryesore

Shtrenjtimi i rrymës, Muharremi -qeverisë: A jeni në vete? Për 50 milionë euro me shkaktu valë inflacioni qindramilionësh?

12/05/2025 - 13:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha

    “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • EXIT POLL i Klan Kosova: Këto janë rezultatet në Shqipëri

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Exit Polli: Këto janë komunat ku kryeson Sali Berisha

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Deputetja Jashari kritika Deharit për drejtimin e seancave: S’po i respekton rregullat, procedurat e Kushtetutën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë