Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë DASH-it t’i shqyrtojë pretendimet për diskriminim ndaj shqiptarëve në Serbi

22/01/2026 - 10:00
në Kryesore, Lajme
A A
Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë DASH-it t’i shqyrtojë pretendimet për diskriminim ndaj shqiptarëve në Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan kanë votuar të mërkurën vonë për ta çuar përpara një projektligj, i cili do t’i kërkonte Sekretarit amerikan të Shtetit ta përgatisë një raport gjithëpërfshirës lidhur me trajtimin e pakicave etnike në Serbi, posaçërisht te shqiptarëve etnikë në Luginën e Preshevës.

Me 43 vota për, tre kundër dhe asnjë abstenim kaloi ky projektligji i sponsorizuar nga kongresisti republikani Keith Self.

Pasi ta kalojë shqyrtimin e plotë, ky projektligj do të raportohet nga Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve dhe do t’i dërgohet për votim gjithë Dhomës së Përfaqësuesve.

Më pas, ai duhet të miratohet edhe nga Senati dhe të nënshkruhet nga presidenti amerikan Donald Trump.

Projektligji kërkon të vlerësohen çështje me rëndësi, përfshirë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, kufizimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, diskriminimin në arsim, përfshirë mosnjohjen e diplomave të Kosovës dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Politikanë shqiptarë në Serbi e përshëndetën vendimin e komitetit për avancimin e projektligjit.

Shaip Kamberi, përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, shkroi në Facebook se “një betejë e gjatë dhe e drejtë, sot e kurorëzuar me sukses. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë përgjegjësi ligjore dhe politike nga Beogradi për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e përshkroi vendimin e komitetit si “mesazh i qartë për Beogradin”.

“Kjo është ditë e rëndësishme për shqiptarët e Luginës. Dhe sinjal se padrejtësia nuk është e përjetshme. Një betejë e gjatë. Me durim, këmbëngulje dhe besim”, shkroi ajo në Facebook.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

Shqiptarët që jetojnë në këto tri komuna në jug të Serbisë shpesh ankohen për praktika diskriminuese nga shteti serb, teksa zyrtarët në Qeverinë e Kosovës u kanë bërë jehonë këtyre akuzave.

Rasti i pasivizimit të adresave është një çështje për të cilën ata janë ankuar vazhdimisht dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.

Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Shqiptarët në këtë pjesë të Serbisë ankohen edhe për mungesë të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, për çfarë Qeveria e Kosovës shpesh u ka ndarë të holla.

Kosova i ka ndihmuar ata edhe në fusha të tjera, si bujqësi, por është ankuar se Serbia po i bllokon pagesat.

Ndërkohë, vendimi i Qeverisë serbe për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak po ashtu ka ngjallur frikë në mesin e shqiptarëve atje, të cilët thonë se kanë përvoja të hidhura nga e kaluara.

Në fund të vitit të kaluar, deputeti Kamberi bëri kërkesë për themelimin e një komisioni të posaçëm parlamentar për t’i hetuar rastet e vdekjes së ushtarëve shqiptarë në ushtrinë e atëhershme jugosllave gjatë viteve ’80.

Në kërkesë, Kamberi thekson se në Luginën e Preshevës ekziston shqetësim për thirrjen e mundshme të të rinjve shqiptarë për ta kryer shërbimin ushtarak, “pasi e kaluara dhe pasojat e saj ende ndikojnë në vetëdijen kolektive të shqiptarëve”./REL/

JU REKOMANDOJMË

Rama pret në takim ambasadorin francez
Lajme

Rama pret në takim ambasadorin francez

22/01/2026 - 11:02
Ditën kur u sulmuan Jasharajt në Prekaz, UÇK-ja nisi armatimin në Kosovë nga Bajram Curri
Lajme

Ditën kur u sulmuan Jasharajt në Prekaz, UÇK-ja nisi armatimin në Kosovë nga Bajram Curri

22/01/2026 - 10:59
Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, shqyrtohet marrëveshja për Bordin e Paqes
Lajme

Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, shqyrtohet marrëveshja për Bordin e Paqes

22/01/2026 - 10:58
Kurti në Davos: Ekonomia në Kosovë po rritet çdo vit
Kryesore

Kurti në Davos: Ekonomia në Kosovë po rritet çdo vit

22/01/2026 - 10:57
Britania e Madhe nuk do të nënshkruajë traktatin e “Bordit të Paqes” të Trumpit, shkak përfshirja e Putinit
Lajme

Britania e Madhe nuk do të nënshkruajë traktatin e “Bordit të Paqes” të Trumpit, shkak përfshirja e Putinit

22/01/2026 - 10:56
Zgjatet për 12 muaj, afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje
Lajme

Zgjatet për 12 muaj, afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje

22/01/2026 - 10:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Eskalon” Benita, vallëzim sensual me Dolcen (Pamje)

    “Eskalon” Benita, vallëzim sensual me Dolcen (Pamje)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Vëllai ka punuar si sigurim i Kadri Veselit” – Komuna e Faton Pecit rrënon objektin, pronari thotë se është hakmarrje politike

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Djali i ish-Presidentit Rugova me disa fjalë për Lumir Abdixhikun

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Hamza befason me përgjigjen për zgjedhjen e presidentit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mehmetaj: Xhavit Nuredini që më kërcënoi me vrasje, i ka dy vëllezër policë të Serbisë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë