Reperi i njohur Lim Hoti është futur në Big Brother Vip Kosova, duke u bërë befasia e mbrëmjes.
Hyrja e Limit pritet të trazojë lojën, pasi ai është përfolur gjerësisht në media për lidhje të kaluara ose pëlqime me dy nga vajzat që ndodhen aktualisht brenda shtëpisë: Albën, me të cilën ndau lojën dhe shtratin në “Ferma VIP”, dhe Bian.
Publiku tashmë ka filluar të spekulojë mbi mënyrën se si do të ndikojë hyrja e tij në raportet brenda shtëpisë, duke e bërë pritjen e spektaklit të së premtes edhe më emocionuese dhe të ndjekur me padurim nga fansat.










