Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar mbrëmë në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin, pse nuk flet me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se arsyeja e ftohjes nuk lidhet me ndonjë konflikt mes tyre, por me pakënaqësinë e Haradinajt për rezultatin zgjedhor.
“Kemi folur edhe herë në Parlament, krejt çka po du me thanë unë… le të vazhdojë, por edhe ai edhe unë e dimë që nuk është ai shkaku. E ka hidhërimin diku tjetër.
Se ka qenë deputet, është i zhgënjyer me rezultatin”, ka thënë Limaj.