Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se me t’u kryer zgjedhjet e ka takuar Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, dhe se këtij të fundit i ka thënë “i ke tre votat e Nismës” për opsion të qeverisë nga partitë ish-opozitare.
Por, ky opsion nuk ndodhi. “E ku e paskam zbehë unë opozitën?”, pyeti Limaj ndaj deklarimeve të AAK-së se Limaj zbehu mundësinë e një partie nga ish-opozita.
“Memli Krasniqit i kam thënë i ke 3 votat e mia. Qeveri e opozitës bëhet veç përmes dy partive të mëdhaja, atëherë temë tjetër. E di që ka pas përpkjekje. Por, s’ka ndodh. Tash ku është roli jonë që e paskemi zbehë opozitën? Kemi dalë me rezultat zhgënjyes”, tha ai.