Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka dhënë sinjale për marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendsoje para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Limaj s’është përgjigjur para mediave kur është pyetur nëse do ta votojnë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar Kuvendi.
Megjithatë, ai ka thënë shkurtimisht se “Kosova do t’i fitojë institucionet e saja”.
Albulena Haxhiu pritet të propozohet kryetare e Kuvendit të Kosovës nga partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje. /Insajderi