Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Limaj: Nëse as pas 60 ditësh s’konstituohet Kuvendi, 120 deputetët duhet të decertifikohen

13/08/2025 - 22:09
në Kryesore, Lajme
A A
Limaj për Asociacionin: Kemi të bëjmë me krijimin e një etniteti të tretë brenda Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me urdhrin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Ai theksoi se procesi duhet të jetë i drejtë dhe t’u jepet mundësia edhe një grupi tjetër të propozojë kandidat.

Ai shtoi se në rast se deputetët nuk arrijnë të zgjedhin kryeparlamentarin brenda afatit 30-ditor, duhet të krijohet mundësi për të tjerët që të propozojnë kandidatë dhe nëse edhe pas 60 ditësh nuk ka rezultate, 120 deputetët aktual duhet të de-certifikohen.

“Gjykata Kushtetuese nuk është një xhelat atje. Ajo është pjesa më e rëndësishme e mbrojtjes, e ruajtjes, e funksionimit juridik e ligjor të këtij vendit. Ata njerëz me aktgjykimin e kanë pas parasysh këtë interes dhe e kanë marrë. Prandaj e vlerësoj. Dhe shpresoj që ta kemi pasojën juridike.

Unë mendoj se këtu duhet më ua dhënë rastin të gjithë deputetëve. Nëse nuk zgjidhet as te i dyti, atëherë neve duhet me na i marrë e drejta e deputetit. Edhe nëse edhe 30 ditë i kanë deputetët dhe nuk kanë shumicë. Tani krijohet një opsionin publik tjetër opinioni publik e sheh e dinë që këta 120 deputetë nuk janë në krye të detyrës. Nuk meritojnë me qenë në Kuvend, këta e kanë keqkuptuar përfaqësimin e popullit. Dhe gjykata me të drejtë mundet me i de-certifiku këta. Dhe me ua jep mundësinë atyre mbrapa nesh, në pritje, edhe 60 ditë. Nëse edhe aty nuk funksionon, atëherë gjykata duhet të çoj vendin në zgjedhje”, ka thënë Limaj në TV Dukagjini, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, këtë herë duke dhënë udhëzime më të qarta.

Deputetët duhet të formojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe të zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimi të hapur, me mundësinë që i njëjti kandidat të hedhë në votim jo më shumë se tri herë.

Seanca nuk mund të mbahet deri në publikimin e aktgjykimit të plotë, i cili pritet të sqarojë edhe disa çështje të tjera. Në aktgjykimin e mëparshëm, të 26 qershorit, i shpërfillur nga deputetët, Kushtetuesja nuk kishte përcaktuar pasojat juridike të një moszbatimi të vendimit të saj.

Ndërkohë, për rreth gjashtë muaj ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, një krizë disamujore që ka ardhur si pasojë e mungesës së marrëveshjes politike mes partive, pasi asnjë parti nuk ka fituar shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme./TVDukagjini

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Kurti nuk është më premtim, Kosova me të humbi shumë

Haradinaj kritikon Kurtin: Më pro-rus e pro-serb sesa Vuçiqi dhe Vulini
18/03/2026 - 16:24

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar fort kryeministrin Albin Kurti për të cilin ka thënë se më nuk është premtim dhe se Kosova gjatë qeverisjes së tij...

Më shumëDetails

Kthesë në sagën e një milionëshit – Apeli merr vendim për tre të dyshuarit

Kthesë në sagën e një milionëshit – Apeli merr vendim për tre të dyshuarit
18/03/2026 - 16:20

Tre shtetasit e Shqipërisë, në mesin e tyre një oficer i Policisë së Shqipërisë, të cilët u kapën me një milion euro kesh në Merdarë muajin e kaluar,...

Më shumëDetails

Stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Kosovën, reagon Alban Hyseni: Shqetësuese e provokuese për qytetarët tanë

Stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Kosovën, reagon Alban Hyseni: Shqetësuese e provokuese për qytetarët tanë
18/03/2026 - 16:12

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, në afërsi të Gjilanit, janë provokuese për qytetarët e kësaj ane. “Stërvitjet...

Më shumëDetails

VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet
18/03/2026 - 15:57

Një incident në komunikacion mes dy qytetarëve ka eskaluar në përleshje fizike, ku është përfshirë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Inspektorati Policor tashmë ka nisur hetimet...

Më shumëDetails

Përfundon aksioni në ARBK: Tri zyrtare dyshohen për ndryshim të kundërligjshëm pronësie mbi 50 mijë euro

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria
18/03/2026 - 15:53

Ka përfunduar aksioni i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në ARBK, i cili u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Aksioni u krye në bashkëpunim dhe...

Më shumëDetails

Ministria e Punës del me njoftim për subvencionimin e rrymës

Në prill merret vendimi për tarifat e energjisë elektrike, s’dihet a do të ketë ulje
18/03/2026 - 15:43

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton se që nga nesër, qytetarët që kanë plotësuar kriteret dhe nuk e kanë pranuar subvencionin për muajt dhjetor...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë