Shefi i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.
Limaj ka theksuar se mbetet e pa qartë arsyeja pse për muaj të tërë është bllokuar puna e Kuvendit, duke kërkuar një shpejgim nga partitë politike që e kanë zvarritur si proces.
“Është e domosdoshme të ipet një shpjegim pse e kanë bllokuar Kuvendin deri më sot, për disa muaj. Shpresoj që do ta kemi një shpjegim pse është vonuar deri sot vendi”, tha Limaj pas seancës plenare.