Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka marrë ftesë nga presidentja Osmani për takimin e thirrur me subjektet politike.
Limaj tha se qëndrimi i tyre në seancën e sotme konstituive nuk ka ndryshuar.
“E kemi thënë që në politikë duhet të bisedohet, duhen njerëz përgjegjës që kanë marrë detyra e përgjegjësi. E kanë për obligim që përtej unit të tyre dhe politikave primitive të mahallave të ulen dhe të bisedojnë.
Ne ende nuk kemi marrë ftesë nga presidentja. Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar, në Kosovë duhet të vijë deri te shumica parlamentare”, tha Limaj.