Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e 17 shkurtit

07/02/2026 - 16:37
në Lajme
A A
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e 17 shkurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë realizuar sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të takimeve me veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare dhe përfaqësues politikë shqiptarë në rajon.

Vizita e parë u zhvillua me Ali Ahmetin, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili u njoftua nga përfaqësuesit e platformës me misionin e “Liria ka Emër”, aktivitetet e deritanishme dhe mobilizimin e gjerë qytetar për Marshin e madh “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Gjatë takimit, Ahmeti theksoi rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj kauze, duke nënvizuar se drejtësia për çlirimtarët është pjesë e dinjitetit kolektiv të shqiptarëve.

“Lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, e domosdoshme dhe historikisht e pastër. Ata që udhëhoqën dhe mbrojtën këtë luftë nuk mund të mbahen peng i padrejtësive politike. Vendi i tyre është në shtëpi, pranë familjeve dhe popullit të vet, dhe ata duhet të kthehen sa më parë”, tha Ahmeti.

Përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, tha se mobilizimi po rritet çdo ditë dhe se marshi i 17 shkurtit do të jetë shprehje e një zëri të fuqishëm qytetar.

“Ky marsh nuk është kundër askujt, por në mbrojtje të drejtësisë. Po ndërtojmë një mobilizim të madh qytetar, brenda dhe jashtë Kosovës, sepse kjo është një kauzë që i tejkalon partitë dhe kufijtë”, tha Hoxha.

Ndërkaq, Ismail Tasholli vuri në dukje dimensionin gjithëkombëtar të kësaj thirrjeje.

“Drejtësia për çlirimtarët është çështje kombëtare. Mbështetja nga veprimtarë dhe liderë shqiptarë në rajon e forcon mesazhin se kjo kauzë është e përbashkët dhe se zëri qytetar duhet të dëgjohet qartë në këtë fazë finale të procesit në Hagë”, tha Tasholli.

Platforma “Liria ka Emër” njofton se do të vazhdojë vizitat dhe takimet me përfaqësues politikë, shoqërorë dhe komunitete shqiptare në rajon dhe diasporë, duke bërë thirrje për mobilizim të gjerë qytetar dhe gjithëkombëtar për pjesëmarrje masive në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt në Prishtinë.

JU REKOMANDOJMË

SHBA akuzon Kinën për testime sekrete bërthamore
Lajme

SHBA akuzon Kinën për testime sekrete bërthamore

07/02/2026 - 17:39
Inspektorët e kryeqytetit, AUV’it e Policia nesër aksion në tregun e kerreve: Qëllimi, masa ndaj shitësve ilegalë
Lajme

Inspektorët e kryeqytetit, AUV’it e Policia nesër aksion në tregun e kerreve: Qëllimi, masa ndaj shitësve ilegalë

07/02/2026 - 17:33
Zelensky: ShBA dëshiron që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës deri në qershor
Lajme

Zelensky: ShBA dëshiron që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës deri në qershor

07/02/2026 - 17:24
Logot e komunave veriore me motive serbe, MAPL sqaron: Është proces teknik pa prapavijë politike
Lajme

Logot e komunave veriore me motive serbe, MAPL sqaron: Është proces teknik pa prapavijë politike

07/02/2026 - 17:13
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës në Uashington
Lajme

Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës në Uashington

07/02/2026 - 16:49
Ish-kandidati i Kurtit për deputet e ‘pëlqen’ shkrimin me shpifje kundër Hashim Thaçit
Lajme

Ish-kandidati i Kurtit për deputet e ‘pëlqen’ shkrimin me shpifje kundër Hashim Thaçit

07/02/2026 - 16:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alba reagon pas daljes nga BBVK

    Alba reagon pas daljes nga BBVK

    328 Shpërndaje
    Shpërndaje 131 Tweet 82
  • Deputeti shqiptar: Djemtë dardanë të FSK-së bënë të mundur gjetjen e trupit të Jurgen Karajt

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gazetarja Mimoza Koprani: Kam frikë me shku në polici, për 15 minuta përfundoj në krejt portalet

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Babai i Elijonës takohet me Klodin dhe Londrimin – Nuk do ta besoni çka ju thotë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • NXITONI! Superzbritje në Emona Center deri më 12 shkurt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë