Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lirohen dy eprorët e Policisë në Pejë, avokati Berisha thotë se “konfirmohet turpi”

22/06/2025 - 19:16
në Lajme
A A
Lirohen dy eprorët e Policisë në Pejë, avokati Berisha thotë se “konfirmohet turpi”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy dy zyrtarët e lartë të Policisë së Kosovës nga Peja, Nexhat Gutiq dhe Prekë Tuna, janë liruar nga ndalimi pas 24 orësh qëndrimi në mbajtje.

Ata u arrestuan me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, nën dyshimet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” lidhur me një rast penal ku është përmendur edhe emri i një afaristi të njohur.

“Pas punës intensive të Prokurorit të Shtetit dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, dy zyrtarë policorë, pas intervistimit si të dyshuar për kryerje të veprave penale, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar fillimisht për 48 orë”, tha prokurorja nga Krimet e Rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj.

Sinjali raporton se, Prokuroria nuk ka kërkuar masë të paraburgimit, duke i hapur rrugë hetimeve në procedurë të rregullt.

Incidenti fillestar raportohet të ketë ndodhur më 28.05.2025 kur disa zyrtarë policorë në Pejë ishin njoftuar për një aksident trafiku në rrugën “Shpëtim Bojku” dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë shoqëruar në stacion policor edhe një të dyshuar i cili nuk ishte përfshirë fare në aksident por që ka penguar zyrtarët policorë në realizimin e detyrave të tyre.

Nënkoloneli dhe kapiteni policor dyshohet se kanë ndërhyrë në këtë rast (shoqërimin e të dyshuarit në stacion) duke mos përcjellë rastin për hetim dhe nuk është njoftuar Prokuroria për këtë rast (në kundërshtim me procedurat standarde të veprimit të policisë në raste të tilla), duke i shqiptuar të dyshuarit një tiketë për kundërvajtje “për prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Avokati Besnik Berisha tha se me këtë “konfirmohet turpi” duke theksuar se Prokuroria u dorëzua para ligjit.

“Nuk kërkohet paraburgim sepse nuk ka as dyshim e as krim. Nuk ka rrezik ikjeje, as asgjësimi të provave. Ka vetëm një kërkesë: të mos i afrohen vendit apo personit të caktuar. Po atëherë pse u ndaluan për 48 orë? Pse iu mohua pjesëmarrja në të pamën e babait një eprori të lartë policor? Pse iu mohua ndihma nënës së tij, të lodhur nga dhimbja dhe me infuzione? Përse gjithë ky abuzim me lirinë e një njeriu, në emër të drejtësisë, kur edhe vetë Prokuroria e pranon në fund se nuk ka asnjë shkak ligjor për masën më të rëndë?”, shkruan ai.

Sipas tij, “ky nuk është veprim ligjor por është akt arbitrat”, duke bërë thirrje për shkarkim e jo me heshtje.

“Është përndjekje e pastër dhe shfrytëzim i diskrecionit për egërsi personale apo protagonizëm profesional. Po të kishte drejtësi funksionale, ky rast do shoqërohej me shkarkim, jo me heshtje, sepse liria është e shenjtë.  Me lirinë e tjetrit nuk luhet, veçanërisht kur ajo cenohet në ditët më të dhimbshme të jetës. Përgjegjësi!”, thotë ai më tej.

JU REKOMANDOJMË

“Faleminderit SHBA që mbrojtën botën e lirë”- Kështu deklarohet përfaqësuesi i Izraelit në OKB
Lajme

“Faleminderit SHBA që mbrojtën botën e lirë”- Kështu deklarohet përfaqësuesi i Izraelit në OKB

22/06/2025 - 21:53
Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B
Ekonomi

Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B

22/06/2025 - 20:33
Trump: Sulmi ishte brilant, ia hoqëm Iranit bombën nga duart
Lajme

Trump: Sulmi ishte brilant, ia hoqëm Iranit bombën nga duart

22/06/2025 - 20:23
I riu nga Skenderaj shkruan fjalë emocionuese për bashkëshorten e ndjerë
Lajme

I riu nga Skenderaj shkruan fjalë emocionuese për bashkëshorten e ndjerë

22/06/2025 - 20:17
Presidenti iranian: Kombi ynë nuk do t’i dorëzohet kurrë, SHBA-të duhet të marrin përgjigje për agresionin e tyre
Lajme

Presidenti iranian: Kombi ynë nuk do t’i dorëzohet kurrë, SHBA-të duhet të marrin përgjigje për agresionin e tyre

22/06/2025 - 20:03
Pamje që s’janë parë prej 25 vitesh- Oxhakët e KEK-ut pa tym
Lajme

Pamje që s’janë parë prej 25 vitesh- Oxhakët e KEK-ut pa tym

22/06/2025 - 19:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO | Sulmohet me kallashnikov shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri, u rrah rëndë nga persona me maska para 1 muaji

    VIDEO | Sulmohet me kallashnikov shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri, u rrah rëndë nga persona me maska para 1 muaji

    234 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Ekskluzive: Policia gjen motoçikletën që u përdorë në sulmin me kallashnikov ndaj shtëpisë së Liridon Osmanit në Vushtrri

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Çmimet e naftës, u bëhet thirrje qytetarëve që të lajmërojnë mashtrimet

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Sveçla: Armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • SHBA-të sumojnë Iranin, Trump: Kemi goditur me sukses tre centrale bërthamore

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë