Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lirohen 10 kryesues të Qendrës Komunale të Numërimit në Mitrovicë

02/02/2026 - 19:17
në Kryesore, Lajme
A A
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur sot, të hënën (02.02.2026), lirimin 10 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), të cilët ishin ndaluar nën dyshimet për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dhjetorit 2025.

Vendimi i Gjykatës vjen një ditë pasi Prokuroria Themelore e Mitrovicës kishte paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë kryesuesve të QKN-ve, të përfshirë në procesin e numërimit të votave në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Prokuroria kishte njoftuar se hetimet ishin iniciuar mbi dyshimet për parregullsi dhe manipulim gjatë numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Në kuadër të këtyre hetimeve, gjithsej 43 kryesues të QKN-ve ishin intervistuar në stacionet policore në Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut, ndërsa 34 prej tyre ishin ndaluar për 48 orë, 21 në jug dhe 13 në veri të qytetit.

Megjithatë, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe materialeve të paraqitura, Gjykata ka vendosur që të mos caktojë masën e paraburgimit, duke i liruar të gjithë të ndaluarit.

Njoftimi nga Gjykata:

Të pandehurit mbrohen në liri

Mitrovicë, 2 shkurt 2026 – Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot ka mbajtur tri (3) seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) të pandehurve.

Pas shqyrtimit të kërkesave dhe vlerësimit të provave të paraqitura, Gjykata ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: R.J., L.H., N.D., A.N., B.F., H.S., Sh.N., Y.S., D.K. dhe S.S., duke vendosur që të njëjtit të mbrohen në liri.

Të pandehurit dyshohen se, secili veç e veç, kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka vlerësuar se, në këtë fazë të procedurës penale, nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

https://mitrovice.gjyqesori-rks.org/2026/02/02/te-pandehurit-mbrohen-ne-liri/?_thumbnail_id=7811&fbclid=IwZnRzaAPtyLxleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEemlLGHKVUCn84KOyNbUAthuW3ivkaKEqXGgX_NHB9diWuvqQMJG-SXTKRKoQ_aem_DU8V35PcsaCI132mG_lhrg

 

 

JU REKOMANDOJMË

Begolli thotë se është arritur një rekord i ri në Kadastrën e Prishtinës

Begolli thotë se është arritur një rekord i ri në Kadastrën e Prishtinës
03/04/2026 - 16:52

Drejtori i Drejtorisë së Kadastrit dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se janë arritur rezultate rekord në...

Më shumëDetails

Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi
03/04/2026 - 16:37

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pasi një person me emrin Daut Hetemi ka komentuar në një postim të gazetarit Adriatik Kelmendi,...

Më shumëDetails

Lëvizja Vetëvendosje nuk kthehet në Kuvend pas pauzës, nis seanca për çmimet e naftës

Lëvizja Vetëvendosje nuk kthehet në Kuvend pas pauzës, nis seanca për çmimet e naftës
03/04/2026 - 16:29

Deputetët e LVV-së s’janë kthyer në Kuvendin e Kosovës pas pauzës së debatit për çmimet e naftës. Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, në hapje të seancës ka thënë...

Më shumëDetails

Një anije e këtij shteti kalon ngushticën e Hormuzit për herë të parë që nga fillimi i luftës

Një anije e këtij shteti kalon ngushticën e Hormuzit për herë të parë që nga fillimi i luftës
03/04/2026 - 16:19

Një anije me kontejnerë në pronësi franceze ka kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit, në atë që duket të jetë kalimi i parë i njohur i një anijeje të...

Më shumëDetails

Policia Kufitare e Jugut ndalon veturën serbe, hyri në mënyrë ilegale në Kosovë me mallra të kontrabanduara!

Policia Kufitare e Jugut ndalon veturën serbe, hyri në mënyrë ilegale në Kosovë me mallra të kontrabanduara!
03/04/2026 - 16:16

Njësia Task Forcë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Jugu, ka arritur të identifikojë një automjet me targa të Serbisë, i cili kishte hyrë në mënyrë...

Më shumëDetails

Shqipëria ul me 20% akcizën e naftës dhe benzinës

Shqipëria ul me 20% akcizën e naftës dhe benzinës
03/04/2026 - 15:48

Qeveria e Shqipërisë të premten ka marrë vendim ta ulë me 20 për qind akcizën e naftës dhe benzinës në raste të caktuara, ka njoftuar ministri i Financave,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • A i është dhënë pushka në luftë Albin Kurtit? Kështu përgjigjet Sylejman Selimi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë