Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lista e deputetëve të VV-së me disa të dyshuar për korrupsion, Kurti premtonte luftimin e këtij fenomeni negativ

03/02/2025 - 10:35
në Kryesore, Lajme
A A
Lista e deputetëve të VV-së me disa të dyshuar për korrupsion, Kurti premtonte luftimin e këtij fenomeni negativ
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

‘’Nuk do të kemi ministra me aktakuza’’ kështu ishte besatuar Albin Kurti me 5 shkurt 2021, derisa po fliste për të ardhmen e Qeverisë së tij, pak ditë para se të i fitonte zgjedhjet e 14 shkurtit të po atij viti, zgjedhje këto që i dhanë Kurtit fitore absolute si në numrin e votave ashtu edhe në numrin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, duke ia mundësuar atij të formonte qeverinë i vetëm, pa pasur nevojë për koalicion pas zgjedhore nga asnjë parti politike.

Por katër vite më vonë, gjërat kanë ndryshuar krejtësisht. Pikërisht në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurtit, ka ministra e zyrtarë shtetëror me aktakuza për korrupsion.

Por megjithatë, përveç se Kurti nuk i ka shkarkuar ministrat e tij me aktakuza, ai i ka rikandiduar disa prej tyre për deputetë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, aktualisht është nën hetime për keqpërdorim të detyrës për skandalin rreth rezervave shtetërore, por edhe është dënuar edhe për mosdeklarim të pasurisë.

Edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, nga ana tjetër, aktualisht është përballë akuzave për mosdeklarim të pasurisë.

Po ashtu në llupën e organit të akuzës u fut edhe ministri i Infrastrukturës, Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Listës së ministrave që janë intervistuar nga Prokuroria Speciale, i është shtuar edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Kjo e është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale.

Edhe e para e drejtësisë, ministrja Albulena Haxhiu, akuzohej për “armëbajtje pa leje”, në lidhje me veprimet e saja të shkaktuara në Kuvendin e Kosovës me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në vitin 2016.

Me të njëjtën thuajse aktakuzë si ministrja Haxhiu, është edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, akuzohet për veprimet e tij si opozitar gjatë qershorit të vitit 2013, për hedhjen e gurëve, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku ishin lënduar lehtë katër policë.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqit, për një rast të ri të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Akuza e re e ngritur ndërlidhet me kontratat e negociuara të nënshkruara nga ai gjatë periudhës kur Krasniqi ushtronte pozitën e kryeshefit të KEK-ut.

Edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po dyshohet për tri vepra të ndryshme penale si  “Shpëlarja e parave”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Beqa për ministrat e Kurtit: Edhe Kurti është i përfshirë në afera korruptive dhe nuk ka parime

Kandidati për deputet nga PDK, Hajdar Beqa, për FrontOnline ka reaguar ndaj premtimit të Kryeministrit Albin Kurti për të pasur një qeveri pa ministra me aktakuza, duke e cilësuar këtë premtim si të pabazuar dhe pa parime.

‘’Nuk i marr serioze deklarimet e Kurtit se nuk ka parime’’ tha ai.

Beqa ka theksuar se nuk mund ta marrë seriozisht Kryeministrin Kurti, pasi sipas tij, ai nuk ka parime.

‘’Nuk mundëm me i marrë një njeri pa parime si serioz në parime’’ u shpreh Beqa.

Ai ka theksuar se nuk ka asnjë logjikë  që njerëzit me aktakuza dhe që afera korruptive me qenë pjesë e zgjedhjeve.

‘’Asnjë logjikë nuk ka qe njerëzit me aktakuza dhe që afera korruptive me qenë pjesë e zgjedhjeve’’ potencoi ai.

Beqa gjithashtu ka përmendur edhe Kryeministrin Kurti, për përfshirje në afera.

“Këtu përfshihet edhe Kurti sepse edhe ai është i përfshirë në aferën e energjisë elektrike” ka shtuar Beqa.

Ish-Kreu i Apelit: Kurti nuk e luftoi korrupsionin por i mbrojti ministrat dhe zyrtarët e dyshuar për korrupsion, madje i kandidoi edhe për deputetë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për premtimet e tij lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Shala ka theksuar se deri tani nuk ka pasur ndonjë shenjë të gatishmërisë nga ana e Kurtit për të luftuar korrupsionin në mënyrë serioze.

‘’Kryeministri Kurti ka dhënë premtime të mëdha edhe që e lufton korrupsionin edhe për keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga personat zyrtarë’’ tha ai.

Sipas tij, deri tani nuk ka parë gatishmëri nga Kurti për ta luftuar korrupsionin.

‘’Deri më tani nuk kemi parë gatishmëri që e lufton korrupsionin’’ tha ai.

Ai ka shtuar se Kurti vetë ka mbrojtur në parlament persona të dyshuar për veprat penale korruptive si: Nagip Krasniqin, Martin Berishajn dhe Rozeta Hajdarin.

‘’Kurti vetë në Parlament i ka mbrojtur të dyshuarit për veprat penale korruptive apo për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si Nagip Krasniqin, Martin Berishajn e Rozeta Hajdarin’’ potencoi Shala.

Për Shalën, kjo është një mospërputhje me premtimet e Kurtit, pasi ai ka kandiduar edhe ministra me aktakuza për deputetë, duke vënë në dyshim angazhimin e tij të vërtetë për luftimin e korrupsionit.

 “Kurti nuk e ka treguar gadishmërinë korrupsionin. Ai madje i ka kandidu për deputetë ministrat me aktakuza. Kurti nuk është i gatshëm me e luftu korrupsionin siç ka premtuar” ka përfunduar Shala.

 

Avokati Jashari për ministrat me aktakuza: Ligji i ndalon vetëm ata që kanë vendim të prerë të Gjykatës

Avokati Arbër Jashari për FrontOnline, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Albin Kurti lidhur me premtimin për të pasur ministra pa aktakuza në qeverinë e tij.

Jashari thekson se legjislacioni aktual lejon individët me aktakuza të kandidojnë për pozita të tilla si deputetë, përderisa ata nuk janë dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për krime të rënda në tri vitet e fundit.

‘’ Legjislacioni në fuqi, ka lënë mundësi që për pozitën e deputetit të kandidojnë edhe personat të cilët mund të kenë aktakuza, pasi që sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndalohen të kandidojnë vetëm ata që janë denuar me aktgjykim të plotfuqishem, në tri vitet e fundit, me burgim efektiv, prej një e më shumë vitesh’’ thotë ai.

Avokati Jashari, ka theksuar se disa ministra të Qeverisë Kurti, të cilët kanë aktakuza, jo vetëm që vazhdojnë të mbajnë pozitat e tyre, por gjithashtu janë kandidatë për deputetë.

‘’ Megjithatë, fakti që disa ministra me aktakuza jo vetëm që vazhdojnë të jenë në detyrë, por edhe janë kandidatë për deputetë’’ shprehet ai.

Kjo situatë, sipas Jasharit, krijon një mospërputhje mes fjalëve dhe veprimeve të Kryeministrit, duke e vënë në dyshim koherencën e premtimeve të tij për një qeveri pa ministra me aktakuza.

‘’Kjo krijon një mospërputhje mes fjalëve dhe veprimeve të Kryeministri Kurti’’ thotë ai.

Ai ka shtuar se tërheqja nga ky parim mund të interpretohet si një kompromis me standardet që vetë Kurti ka shpallur.

‘’Ndërsa tërheqja nga ky parim mund të shihet si një kompromis me standardet që vetë ka shpallur’’ , deklaroi ai.

Analisti Halil Matoshi: Kurti ka premtuar shumë çudira nga “bota e tij paralele”

Analisti politik Halil Matoshi për FrontOnline ka folur lidhur me premtimin e Kryeministrit Albin Kurti për të pasur një qeveri pa ministra me aktakuza, duke e cilësuar këtë premtim si dika që përkon me “bota e tij paralele.”

‘’ Kryeministri Kurti ka premtu shumë çudira nga bota e tij paralele’’, thotë ai

Sipas Matoshit, Kurti ka dhënë shumë premtime të paqarta dhe të pamundura, duke përmendur mesazhin e tij në fushatën elektorale në Ferizaj, ku ai tha se do të krijonte një “gjyq të popullit.”

‘’Ai mësynë me kriju “gjyq të popullit” (e tha në fushatë në Ferizaj!’’, deklaroi Matoshi

Matoshi ka theksuar se ndërsa Kryeministri Kurti ka krijuar një imazh të tillë, realiteti i Kosovës është shumë ndryshe dhe nuk mund të bazohet në premtime të paqëndrueshme.

‘’Ne jetojmë në realitetin e shekullit 21 dhe në realpolitikë’’, u shpreh Matoshi

JU REKOMANDOJMË

Liderët e G7: Irani nuk duhet të zotojë armë bërthamore
Lajme

Liderët e G7: Irani nuk duhet të zotojë armë bërthamore

17/06/2025 - 09:33
Dedaj: Kurti, njeri i rrezikshëm – nëse përplaset me administratën Trump, Kosova hyn në tunel dhe nuk do të dalë më
Lajme

Dedaj: Mesazhi i Trump, është sinjal për largimin e Kurtit dhe rikthimin e partneritetit me SHBA

17/06/2025 - 09:09
Netanyahu kërcënon drejtpërdrejt Khamenein: Eliminimi i tij do t’i japë fund konfliktit me Iranin
Lajme

Netanyahu kërcënon drejtpërdrejt Khamenein: Eliminimi i tij do t’i japë fund konfliktit me Iranin

17/06/2025 - 08:48
Dështon tenderi milionësh për uniformat e policisë
Kryesore

Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e 350 zyrtarëve të rinj policorë

17/06/2025 - 08:42
Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
Lajme

Behrami: Kurti ia kishte hequr kushtet Serbisë, sot ia vendosi SHBA-së

17/06/2025 - 08:24
Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Rrahje, rezistencë ndaj policisë dhe arsenal armësh në Vushtrri – tre të arrestuar, dy policë të lënduar

17/06/2025 - 08:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian gjatë transmetimit ‘live’

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Trump u jep paralajmërim iranianëve: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Rrahje, rezistencë ndaj policisë dhe arsenal armësh në Vushtrri – tre të arrestuar, dy policë të lënduar

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë