Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve

10/01/2025 - 14:03
në Kryesore, Lajme
A A
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka shprehur pakënaqësi për përbërjen e komisioneve zgjedhore për numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në vendvotime dhe në qendrat e numërimit të votave. Ajo e ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) se e ka dëmtuar atë, pasi në shumë komuna, Lista Serbe nuk ka anëtarë të vet për të “kontrolluar ligjshmërinë, legjitimitetin dhe karakterin demokratik të zgjedhjeve”.

Zyrtari i kësaj partie, Igor Simiq, tha në një konferencë për media se partia e Nenad Rashiqit, Paria Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, është “favorizuar” dhe se, në disa raste, ka më shumë anëtarë në komisionet zgjedhore, edhe pse, sipas tij, në zgjedhjet e vitit 2021 kjo parti mori dukshëm më pak vota.Si shembull për pretendimet e tij, Simiq e mori komunën e Istogut, ku në zgjedhjet e vitit 2021 Lista Serbe mori 259 vota, por nuk ka asnjë kryesues apo anëtar në komisionin zgjedhor, në qendrën komunale të numërimit të votave ose në vendet për votimin me kusht.

Një qendër votimi në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për katër komunat në veri të Kosovës, 21 prill 2024.Simiq theksoi se Lista Serbe, edhe pse parlamentare, ka më pak anëtarë në komisionet zgjedhore, madje edhe në komunat me shumicë serbe.

“Në komunën e Mitrovicës së Veriut, Lista Serbe si parti parlamentare ka 18 përfaqësues në vendvotime, përfshirë vetëm tre kryesues nga gjithsej 24 vendvotime dhe 15 anëtarë. Si rrjedhojë, mund të llogaritni vetë – në gjashtë vende ne nuk kemi përfaqësuesit tanë, që do të thotë se në gjashtë klasa me potencialisht 6.000 votues, nuk kemi kontroll mbi procesin zgjedhor, pasi nuk kemi anëtarë të cilët mund ta mbikëqyrin procesin”, tha Simiq.Ai gjithashtu theksoi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet për të penguar Listën Serbe që të marrë pjesë në zgjedhje, duke deklaruar se kjo parti është “mburoja e mbrojtjes së interesave të serbëve dhe Serbisë në Kosovë”.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me akuzat e Listës Serbe për “shkeljen e rregullave zgjedhore”, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje bëri përpjekje ta ndalonte pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit duke kërkuar moscertifikimin e saj, por Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në dy raste mori vendime në favor të Listës Serbe.

Përfaqësuesit e partisë në pushtet e kanë arsyetuar kundërshtimin e certifikimit të Listës Serbe duke thënë se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe vazhdon ta quajë atë provincë autonome të Serbisë, “Kosova dhe Metohia”.Ndër arsyet e kundërshtimit të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhje nga Vetëvendosja është edhe fakti se partia serbe nuk është distancuar nga ish-nënkryetari i saj Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, ku u vra një polic kosovar.

Ndërkohë, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përpiqet të pengojë pjesëmarrjen e kësaj partie në zgjedhje, pasi e konsideron atë “kundërshtarin më të madh”.Lista Serbe u themelua në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe që atëherë ka pasur mbështetje për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.

Deri më tani, në të gjitha proceset zgjedhore ku ka marrë pjesë, kjo parti ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb, por Misioni Vëzhgues i BE-së, në raportin e saj të vitit 2021, ka përfunduar se Lista Serbe ka “monopolizuar jetën politike ndërmjet serbëve të Kosovës” dhe janë shënuar raste të frikësimit dhe presionit ndaj votuesve nga kandidatët dhe aktivistët e kësaj partie./REL/

JU REKOMANDOJMË

Deputetja e VV-së thotë se partia e saj po kërkon bashkëpunim, jo koalicione: Opozita të ndryshojë qasjen
Lajme

Deputetja e VV-së thotë se partia e saj po kërkon bashkëpunim, jo koalicione: Opozita të ndryshojë qasjen

05/11/2025 - 12:56
Lama: Caktimi i mandatarit të dytë, favor që Presidentja ia ka bërë Kurtit dhe VV-së!
Lajme

Lama: Caktimi i mandatarit të dytë, favor që Presidentja ia ka bërë Kurtit dhe VV-së!

05/11/2025 - 12:53
Kurti publikon letrën që ia kishte dërguar Kryetares së Speciales për Thaçin e të tjerët: I gatshëm të ofroj garanci shtetërore për lirimin e tyre
Lajme

Kurti publikon letrën që ia kishte dërguar Kryetares së Speciales për Thaçin e të tjerët: I gatshëm të ofroj garanci shtetërore për lirimin e tyre

05/11/2025 - 12:40
Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit, atë të Grupit të PS-së dhe Komisioneve Parlamentare
Lajme

Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit, atë të Grupit të PS-së dhe Komisioneve Parlamentare

05/11/2025 - 12:38
Gjendet shëndosh e mirë vajza që u zhduk para disa ditësh në Prizren
Lajme

Gjendet shëndosh e mirë vajza që u zhduk para disa ditësh në Prizren

05/11/2025 - 12:28
Gjermania e mbyll një shoqatë myslimane që akuzohet se bënte thirrje për kalifat
Lajme

Gjermania e mbyll një shoqatë myslimane që akuzohet se bënte thirrje për kalifat

05/11/2025 - 12:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • LAJMI I FUNDIT: Dyshohet se grupe serbe kanë ndërhyrë në rrjetin e Policisë së Kosovës në Jarinjë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Komuna e Bulliqit i jep tender për mëshqerra të BE-së kompanisë që i ishte pezulluar leja e importit për dallavere me import të kafshëve

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Mandatari i ri, Presidentja takon Krasniqin dhe Abdixhikun

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Këto mund të jenë dy datat e mundshme për zgjedhje të parakohshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë