Igor Simiq nga Lista Serbe edhe në herën e dytë e ka propozuar sërish Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Për kanë votuar Lista Serbe dhe Adem Hoxha.
Kundër kanë votuar VV, Time Kadrijaj, Lahi Ibrahimaj.
PDK, Duda Balje e Veton Berisha kanë abstenuar, ndërsa LDK nuk ka marrë pjesë në votim.
“Kemi 10 vota për, 56 kundër dhe kanë abstenuar 21 deputetë”, tha Dimal Basha./Express