Igor Simiq nga Lista Serbe edhe në herën e tretë e ka propozuar Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Për kanë votuar Lista Serbe dhe Adem Hoxha.
Kundër kanë votuar VV, Time Kadrijaj, Lahi Ibrahimaj.
PDK, Duda Balje e Veton Berisha kanë abstenuar, ndërsa LDK nuk ka marrë pjesë në votim.
“Konstatoj se me 10 vota për, 56 kundër dhe 21 abstenime kandidati Slavko Simiq nuk I merr votat për nënkryetar të kuvendit”, tha Dimal Basha./Express