Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lista Serbe thotë se KQZ-ja ka fshirë votues nga qendrat e votimit në komunat me shumicë serbe

08/09/2025 - 17:33
në Lajme
A A
Lista Serbe thotë se KQZ-ja ka fshirë votues nga qendrat e votimit në komunat me shumicë serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, e ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës për “manipulim politik” për shkak të përbërjes “të pabarabartë” të këshillave të vendvotimeve për numërimin e votave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Gjatë një konference për media më 8 shtator, kjo parti pati edhe kritika me listat zgjedhore në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Prandaj, nga Lista Serbe thanë se kanë parashtruar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një konferencë për media tha se, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të mbajtura në shkurt të këtij viti, është vërejtur një numër më i vogël i votuesve në disa komuna, veçanërisht në Leposaviq dhe Mitrovicën e Veriut.

Sipas pretendimeve të Simiqit, në Leposaviq në listën e votuesve janë rreth 1.500 më pak votues, ndërsa në Mitrovicën e Veriut rreth 1.200.

“Arritëm të konstatojmë se votuesit në Mitrovicën e Veriut janë fshirë nga qendra e votimit në shkollën fillore ‘Sveti Sava’, ku votojnë qytetarët serbë. Ky është një numër i madh votuesish që mund të ndikojë në mënyrë drastike në rezultatet e zgjedhjeve si për asamblistë, ashtu edhe për kryetar komune”, deklaroi Simiq.

Ai shtoi se në komunën e Graçanicës, afër Prishtinës, është “rritur në mënyrë drastike” numri i votuesve, përkatësisht se ka mbi 2.000 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

Simiq tha se Lista Serbe nuk ka arritur të marrë shpjegim nga KQZ-ja lidhur me këto çështje dhe i bëri thirrje PZAP-it, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, që të reagojnë.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar KQZ-së për akuzat e Listës Serbe, por nga ky institucion ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Lista Serbe pretendoi se KQZ-ja i ka shkaktuar dëm kësaj partie edhe sa i përket përbërjes të këshillave të vendvotimeve.

“Në komunën e Novobërdës ka 23 vendvotime. Lista Serbe në zgjedhjet parlamentare fitoi 60 për qind të votave, por ne nuk kemi asnjë kryesues në vendvotim [në këtë komunë]. Dhe jo vetëm kaq, na mungojnë nëntë anëtarë të këshillave të vendovotimeve, që do të thotë se në nëntë klasa Lista Serbe nuk do të mund të kontrollojë këtë proces zgjedhor”, tha Simiq.

Si shembull të “shkeljes së ligjit” dhe të ashtuquajturit “manipulim politik”, Lista Serbe përmendi edhe komunën e Parteshit, ku kjo parti tha se ka vetëm një kryesues në një nga shtatë vendvotimet, edhe pse, siç tha Simiq, në zgjedhjet parlamentare kishte fituar afërsisht 90 për qind të votave.

Lidhur me përbërjen e këshillave të vendvotimeve, Lista Serbe kishte pasur pakënaqësi edhe para zgjedhjeve të shkurtit, duke e akuzuar KQZ-në se i kishte shkaktuar dëm, pasi në shumë komuna nuk kishte anëtarë “për të kontrolluar ligjshmërinë, legjitimitetin dhe karakterin demokratik të zgjedhjeve”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës më 6 shtator konfirmoi listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, sipas së cilës do të kenë të drejtë vote 2.069.098 persona.

“Sipas të dhënave nga lista e votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Republikën e Kosovës është 2.025.105 votues, ndërsa numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë jashtë Kosovës është 43.993 votues”, u tha në njoftim.

KQZ gjithashtu bëri të ditur se për zgjedhjet lokale do të hapen 938 qendra votimi me gjithsej 2.625 vendvotime. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Dronët “Made in Koosova”, ish – ushtarakët vlerësojnë se fillimisht duhen ndryshime ligjore
Kryesore

Dronët “Made in Koosova”, ish – ushtarakët vlerësojnë se fillimisht duhen ndryshime ligjore

09/09/2025 - 20:04
Presidenti izraelit thotë se ishte “e rëndësishme dhe e drejtë” të synohej udhëheqja e Hamasit
Lajme

Presidenti izraelit thotë se ishte “e rëndësishme dhe e drejtë” të synohej udhëheqja e Hamasit

09/09/2025 - 19:42
Hargreaves kërkoi marrëveshje mes partive, Avdyli thotë se VV ka bërë të gjitha kompromiset e nevojshme për zhbllokimin e ngërçit
Lajme

Avdyli: Kuvendi është i konstituuar

09/09/2025 - 19:31
Pagat në Zvicër janë rritur me një mesatare prej kaq përqind
Ekonomi

Pagat në Zvicër janë rritur me një mesatare prej kaq përqind

09/09/2025 - 19:25
Pas 3 milionëshit për dy urat, MI e shpërblen me 480 mijë euro tjera kompaninë e njëjtë për ndërtimin e një rruge në veri
Kryesore

Pas 3 milionëshit për dy urat, MI e shpërblen me 480 mijë euro tjera kompaninë e njëjtë për ndërtimin e një rruge në veri

09/09/2025 - 18:54
Rashiq për REL: Vendimi për organizatat terroriste, i nxituar dhe i kontribuon panikut
Lajme

Rashiq: Do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe udhëzimet për votim

09/09/2025 - 18:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare

    Fundi i misterit: Gruaja nga Ferizaj që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Goditja e snajperistit që shpëtoi Veriun e Kosovës, historia e patreguar nga përplasja në Banjskë

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ekskluzive: OJQ-ja i kthen Komunës mjetet financiare (6500 euro) që iu transferuan nga DKRS-ja, për të cilat u shkarkua dhe arrestua Fahri Jashari

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Arrestohet ish drejtori i DKRS-së në Mitrovicë, Fahri Jashari – Paraprakisht ishte shkarkuar nga Hamza nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Suspendohet Naime Krasniqi-Jashanica, gjyqtarja e skandalit të audio-inicizimit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë