Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lladrovci për vizitën në Zvicër: Nder të jem pjesë e ekipit të presidentes Osmani, pritje madhështore nga autoritetet dhe mërgata

24/05/2025 - 14:26
në Kryesore, Lajme
A A
Lladrovci për vizitën në Zvicër: Nder të jem pjesë e ekipit të presidentes Osmani, pritje madhështore nga autoritetet dhe mërgata
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

nullKryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se ka qenë i nderuar të jetë pjesë e ekipit të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë vizitës zyrtare në Konfederatën e Zvicrës, vend mik dhe me lidhje të fuqishme me Kosovën dhe popullin tonë.

Ai ka shprehur disa falënderime, duke treguar edhe për vizitën e realizuar.

“Faleminderit për konsideratën Presidente Osmani-Sadriu, mirënjohës për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin e Presidentes së Zvicrës ndaj nesh, znj. Keller-Sutter me Kabinetin Federal. Vizita filloi në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës, pastaj u zhvillua ceremonia zyrtare e pritjes nga Presidentja Keller-Sutter me bashkëshortin në Bundesplatz, Bernë”, ka pohuar ai.

Mes tjerash, ai ka shtuar “Takimet vijuan me fjalime zyrtare të Presidentes Osmani-Sadriu dhe Presidentes së Zvicrës, Keller-Sutter, në Pallatin Federal të Zvicrës, në prani të anëtarëve të Këshillit Federal Zviceran”.

“Takim i jashtëzakonshëm u zhvillua në shesh me mërgimtarët tanë dhe qytetarët, ishte një pritje madhështore. Pas takimit dypalësh në Bernë, u mbajt konferenca e përbashkët për media. Takimi bilateral u fokusua në thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor, arsimor dhe në fushat tjera me interes të përbashkët, me këtë rast, mërgata e Kosovës u cilësua si motor i zhvillimit në shtetin helvetik”, deklaroi ai.

Lladrovci ka pohuar se “Në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës dhe Këshilli Federal zviceran me pjesëtarë të mërgatës tonë të suksesshëm të fushave të ndryshme u theksua mundësia e fuqizimit të bashkëpunimit dhe partneritetit me interes të përbashkët”.

“Gjatë ditës së dytë të vizitës shtetërore në Zvicër, qëndruam në vendlindjen e presidentes Keller-Sutter, në kantonin St. Gallen dhe Thurgau, ku u njohëm me vlerat dhe historinë e këtyre kantoneve, në veçanti investimet në inovacion. Agjenda vazhdoi me pjesëmarrjen në ngjarjen dedikuar jetës dhe punës së mikut të madh të Kosovës, presidentit Martti Ahtisaari. Vizita u përmbyll me takimin e zhvilluar me mërgatën tonë Gjenevë, ku u shpalosën vlerat e mërgimtarëve tanë dhe shfaqje e mrekullueshme kulturore, e pasur me folklorin, recitime, këngë e valle”.

Ai shkroi tutje se “Takimet ishin shumë të përzemërta dhe dëshmonin se Kosova zë vend të rëndësishëm në zhvillimin e vendit mikpritës, vendit që i hapi dyert kur qytetarët e Kosovës kishin më së shumti nevojë, shtetit që i rri krah Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“Faleminderit për nderimin presidente Vjosa Osmani-Sadriu, faleminderit presidente Keller-Sutter, faleminderit mërgimtarë, miq e dashamirë. Ditët e qëndrimit zyrtar në Zvicër, ishin dëshmi e nderimit të madh që i bëhej Republikës së Kosovës, Presidentes Osmani-Sadriu dhe ekipit të saj”.

JU REKOMANDOJMË

Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para presidentes Vjosa Osmani

Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para presidentes Vjosa Osmani
27/03/2026 - 14:40

Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhanë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të...

Më shumëDetails

Bekim Jashari bën homazhe për dëshmorin Muhamet Musliu në 27 vjetorin e rënies heroike

Bekim Jashari bën homazhe për dëshmorin Muhamet Musliu në 27 vjetorin e rënies heroike
27/03/2026 - 13:56

Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë homazhe për dëshmorin Muhamet Musliu në 27 vjetorin e rënies së tij heroike. Jashari ka thënë se dëshmorët janë frymëzimi...

Më shumëDetails

Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?
27/03/2026 - 13:47

Zyrtarët e institucioneve shtetërore janë të thirrur të mbrojnë interesin e publikut, respektivisht interesin e qytetarëve të Kosovës, nga taksat e të cilëve edhe paguhen. Mirëpo, jo gjithherë,...

Më shumëDetails

Abdixhiku në takim me delegacionin e BE-së: Përgjegjësia për presidentin bie te shumica parlamentare, LDK-ja u hyn zgjedhjeve e bashkuar

Abdixhiku në takim me delegacionin e BE-së: Përgjegjësia për presidentin bie te shumica parlamentare, LDK-ja u hyn zgjedhjeve e bashkuar
27/03/2026 - 13:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Emanuele Giaufret, zëvendësdrejtorin menaxhues për Europën Perëndimore në Shërbimin europian për veprim të jashtëm. Gjatë...

Më shumëDetails

“26 dhe 28 vjeç” – Policia jep detaje për arrestimin e dy personave që u kapën duke vjedhur naftë

Sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet një burrë në Prishtinë
27/03/2026 - 13:19

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për vjedhje të rëndë. Policia bëri të ditur inicialet dhe moshën e dy shtetasve kosovarë, por s’dha më shumë detaje...

Më shumëDetails

Analiza e Monitor: Fundi i “komplotit rus” te Aeroporti i Vlorës

Analiza e Monitor: Fundi i “komplotit rus” te Aeroporti i Vlorës
27/03/2026 - 13:03

Revista ekonomike Monitor i ka kushtuar një analizë të zgjeruar konfliktit për Aeroportin e Vlorës në versionin e saj të printuar, duke sjellë një panoramë të plotë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Qumësht 0.79, vezë 2.79 euro …” – Emona Center lanson super ofertën e re javore

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë