I pari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është takuar me dy vëllezërit e Kadri Veseli, në kohën kur në Dhomat e Specializuara të Kosovës po paraqiten fjalët përmbyllëse të mbrojtjes.
Pas këtij takimi, Lladrovci ka reaguar publikisht duke theksuar se e kaluara nuk mund të deformohet sipas dëshirës së askujt. Ai ka nënvizuar se kontributi i brezit që solli lirinë e Kosovës mbetet i paprekshëm dhe se asnjë përpjekje nuk mund ta zbehë apo ta errësojë atë periudhë historike.
Postimi i plotë:
Me Ismetin, Petritin, Veselin dhe shokët tjerë, në drekën e rastit në Ferizaj, ishte mundësi për të kujtuar e vlerësuar ngjarje e njerëz.
Historia nuk mund të rishkruhet, as nuk ka fuqi që mund ta mjegullojë arritjen e gjeneratës që i takoi fati të realizojë mrekullinë, çlirimin e Kosovës.
Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët, i mungojnë familjes, shoqërisë dhe shtetit, përgjithmonë mirënjohës për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, respekt për familjen Veseli!














