Dje, Gjykata Supreme e refuzoi kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me qendrat votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, ku VV kishte kërkuar që pos ambasadave dhe konsullatave të votohet edhe në lokacione të tjera.
Lidhur me këtë, anëtari i kësaj partie në KQZ, Alban Krasniqi, ka kritikuar me gjuhë të ashpër Supremen, duke thënë se sipas tij, kjo gjykata ka folur si PDK dhe LDK ‘’ ndërmarrjen e përbashkët të tyre për ta luftuar të drejtën e mërgatës për të votuar’’.
Krasniqi tutje, ka deklaruar edhe se zgjedhjet rrezikohen sipas tij, nga opozita dhe gjykatës të tillë të cilët vendimet i bëjnë sipas porosisë pa trohë integriteti dhe transparence.
‘’ Pra, nuk e përcakton integritetin kualiteti i ndërtesës. Me logjikën e trurit të peshkut që këto dy shkallë kanë vepruar i bie që pallati i drejtësisë duhet mbyllur sepse nuk i plotëson kriteret e integritetit për shkak të problemeve teknike, ajri, ashensori, byfeja etj. Në fakt integriteti ndërlidhet se sa i organizuar dhe sa i pavarur është sistemi i drejtësisë’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi:
Gjykata Supreme njëjtë sikur PZAP paska folur me gjuhën e PDKsë dhe LDKsë në ndërmarrjen e përbashkët të tyre për ta luftuar të drejtën e mërgatës për të votuar.
Integriteti i zgjedhjeve nuk rrezikohet nga mërgata, por nga opozita dhe gjykatës të tillë të cilët vendimet i bëjnë sipas porosisë pa trohë integriteti dhe transparence.
Në asnjë nen të ligjit për zgjedhjet dhe as të rregullave zgjedhore nuk ndalohet votimi në hapësirat që mund ti siguroj përfaqësia diplomatike për votim, dhe as integriteti i procesit nuk ndërlidhet me faktin se a je në pallat të kulturës apo në zyre biznesesh si përfaqësi. Integriteti ndërlidhet me përgatitjet teknike, logjistike, administrative të organizimit dhe menaxhimit të zgjedhjeve.
Pra, nuk e përcakton integritetin kualiteti i ndërtesës. Me logjikën e trurit të peshkut që këto dy shkallë kanë vepruar i bie që pallati i drejtësisë duhet mbyllur sepse nuk i plotëson kriteret e integritetit për shkak të problemeve teknike, ajri, ashensori, byfeja etj. Në fakt integriteti ndërlidhet se sa i organizuar dhe sa i pavarur është sistemi i drejtësisë.
Apo,në rastin e PZAP që funksionon në një hapësirë sa një kotec pulash larg standardeve jo veç teknike të qendrave shtesë të votimit dhe pa pikë transparence.
Për fund, Gjykata Supreme nuk qenka marrë fare me ankesën tonë, por iu paska vërsul mërgatës duke mbrojtur opozitën alla Valon Sylçe.
Kur gjykatësit marrin anë politike ata së paku le ti zhveshin pelerinat e drejtësisë dhe ti veshin kollaret e partive dhe numrat në fletëvotime.













