Bad News Eagles u bënë sensacion në dy vjetët e fundit me sukseset e tyre të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.
E tash, garës CS:GO u janë shtuar edhe vajzat, shkruan “Gazeta Express”.
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar se sot do të mbahet gara e parë e lojës virtuale në konkurrencën e femrave, për herë të parë në vendin tonë.
Ajo ka kërkuar nga të gjitha që të shkojnë në Pallatin e Rinisë për t’i mbështetur vajzat, ndërsa fitueset do të shpërblehen. /Gazeta Express/












