Pasi raundi i fundit i negociatave mes SHBA dhe Iranit në Gjeneve dështoi të prodhonte një marrëveshje, opsioni ushtarak duket të jetë skenari me i mundshme.
Këtë e sinjalizojnë edhe lëvizjet e fundit në lindjen e mesme. Ambasada amerikane në Izrael i kërkoi një pjesë të personelit të cilët nuk kanë pozicione zyrtare që të largohen nga vendi për shkak të mundësisë së një sulmi ndaj Iranit.
Në faqen e saj të internetit, Departamenti i Shtetit kishte autorizuar personelin dhe anëtarët e familjes të largoheshin “për shkak të rreziqeve të sigurisë”.
Po ashtu, Britania e madhe njoftoi këtë të premte se kishte tërhequr përkohësisht stafin e vet nga Irani dhe se kishte mbyllur ambasadën, duke cituar situatën e sigurisë në rajon, shkruan A2 CNN.
Njoftimet vijnë teksa grupi i sulmit të aeroplanmbajtëses USS Gerald Ford pritet të mbërrijë në Izraelin verior, si pjesë e grumbullimit të forcave amerikane në Lindjen e Mesme përpara një sulmi të mundshëm ndaj Iranit.













