Analisti Arton Demhasaj e ka quajtur ‘historike’ shkuarjen e Kurtit në Gjykatë, derisa ai ka refuzuar të paraqitet në Prokurori.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për kërcënim ka shkuar të dëshmojë, ndërsa për aferat me miliona euro e korrupsion s’ka kohë të paraqitet dhe se drejtësia është selektive.
Postimi i tij i plotë:
Pamje “historike” – Kryeministri në detyrë/Deputeti Kurti, dëshmon në gjykatë për një kërcënim!
Ama për aferat me miliona e miliona euro, tendera, korrupsion nuk bën me shku me deshmu në Prokurorin Speciale… aty s’ka kohë me u paraqit, se qenka shumë i zënë me “drejtësi selektive”!
Luja Albin, luja…
Luja popullit sa të mundesh!