Romelu Lukaku është në listën e dëshirave për t’u transferuar nga klubet arabe, shkruajnë mediet italiane.
Megjithatë sulmuesi belg nuk dëshiron të largohet nga futbolli evropian, derisa më herët ka shprehur dëshirën për të mbetur tek Inter.
Chelsea që zotëron kartonin e tij dhe klubet arabe po vazhdojnë që të mundohen ta bindin sulmuesin me oferta për të kaluar në kampionatin e Arabisë Saudite.