Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lushaku: E pabesueshme se si një Presidente përdor kushtet e vështira të një shkolle për të ndërtuar një rrëfim për “sakrificën” e saj

11/09/2025 - 14:10
në Lajme
A A
Zyrtarja e LDK-së: Edhe Tarantino do ta kishte vështirë t’ia ndërtonte Kurtit një shpjegim për Asociacionin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë se është e pabesueshme që presidentja përdor kushtet e vështira të një shkollë për “të ndërtuar një rrëfim për ‘sakrificën’ e saj”, për t’u distancuar nga përgjegjësia për arsimin publik dhe për t’i sulmuar mediat dhe gazetarët.

“A NUK JANË FËMIJËT NË SHKOLLA PRIORITET DHE SIGURI NACIONALE? Është e pabesueshme se si një Presidente përdor kushtet e vështira të një shkolle për të ndërtuar një rrëfim për “sakrificën” e saj; për t’u distancuar nga përgjegjësia për arsimin publik dhe për të sulmuar mediat e gazetarët. Tri probleme serioze të përmbledhura në një sulm publik! Si ish-drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë, ndjeva obligim të reagoj ndaj keqpërdorimit të emrit të një shkolle me nam të kryeqytetit, që ka formësuar fëmijë, të cilët sot janë personalitete të shquara.”

Lushaku- Sadriu, që ka qenë drejtoreshë e arsimit në Prishtinë, ka thënë se shkolla “Ismail Qemali”  ka 3 mijë nxënës dhe është ndërtesë e vjetër. Ajo ka shtuar se nxënësit e kësaj shkolle, vitin tjetër do të kenë shkollë të re dhe moderne.

“Shkolla “Ismail Qemali”, me afro 3000 nxënës, është ndërtesë e vjetër, për të cilën tashmë është siguruar fondi për renovimin e tërësishëm vitin që vjen. Deri atëherë, komuna ka ofruar tabela digjitale, kurikulë digjitale dhe kushte, për aq sa e lejojnë mundësitë buxhetore. Nga viti tjetër, fëmijët e “Ismail Qemalit” do të kenë shkollë të re dhe moderne. Se, nxënësit e kësaj shkolle e meritojnë, tregojnë rezultatet e jashtëzakonshme që ata i arrijnë në gara. “

Ajo ka thënë se Osmani dhe “partitë e saj satelite në pushtet” për pesë vite e kanë injoruar arsimin, shkollat, fëmijët, prindërit dhe mësuesit.

“Por le ta kujtojmë se për pesë vite, Presidentja dhe partitë e saj satelite në pushtet e kanë injoruar arsimin, shkollat, fëmijët, prindërit dhe mësuesit! Mësimdhënësit janë lënë të vetëm, pa rritje të mjaftueshme pagash, pa kushte minimale pune; nxënësit pa kushte elementare mësimi, prindërit me kosto të larta për qëndrimet jashtë orarit, të cilat shkollat nuk kanë kapacitete t’i ofrojnë. Sot në Kosovë, 73% e paraleleve dhe 33% e shkollave nuk kanë kapacitete minimale për mësim normal. Komunat arrijnë të mbulojnë kostot minimale, derisa Ministrisë së Arsimit i mbetet buxheti i pashfrytëzuar si mungesë vizioni!”

Lushaku- Sadriu e ka pyetur presidentes se pse nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për t’i mbrojtur fëmijët në shkolla.

Ajo ka shtuar se Kosova ka nevojë për lidership vizionar, që jep zgjidhje për arsimin, që hap dyer për investime, integrim në NATO e BE, por jo për viktimizime personale, popullizëm dhe e sulme ndaj lirisë së shprehjes.

“Por, sot del një pyetje e rëndësishme: nëse një Presidente e Republikës, për pesë vite, kishte informata kaq të afërta për nevojat e një shkolle, pse nuk ndërmori asnjë nismë për të siguruar fonde, qoftë nga buxheti shtetëror, qoftë përmes mbështetjes ndërkombëtare e donatorëve, për ta renovuar të paktën një shkollë publike? Nëse kishte informata se fëmijët nuk kanë siguri në shkollë (dhe Siguria nacionale është në kompetencën e saj) pse nuk ndërmori asnjë hap për t’i mbrojtur fëmijët në shkolla? Pse nuk thirri kurrë një tryezë të përbashkët me institucionet për t’i zgjidhur këto probleme në nivel kombëtar? A nuk janë fëmijët tanë prioritet e siguri nacionale?! Edhe më shqetësuese është se, duke përdorur kushtet e vështira të shkollës dhe ngarkesën me mijëra nxënës, po sulmohen mediat dhe gazetarët. Kjo është e paprecedentë. Kur pushteti sulmon mediat e gazetarët, në vend se të sheh prioritet investimin në shkolla, kemi të bëjmë me tendenca autokratike e të rrezikshme për vendin.  Kosova ka nevojë për lidership vizionar, që jep zgjidhje për arsimin, që hap dyer për investime, integrim në NATO e BE, por jo për viktimizime personale, popullizëm dhe e sulme ndaj lirisë së shprehjes.”

JU REKOMANDOJMË

Shala: Nxënësit rrezikojnë të nisin vitin e ri shkollor pa libra | SBAShK-u paralajmëron grevë
Lajme

A po bën presidentja Osmani kalkulime për një mandat të dytë?

11/09/2025 - 16:09
Katër vite pa biblioteka, ujë dhe muze, Qemajl Aliu dhe lista e gjatë e zotimeve të pambajtura
Lajme

Katër vite pa biblioteka, ujë dhe muze, Qemajl Aliu dhe lista e gjatë e zotimeve të pambajtura

11/09/2025 - 15:59
Kur Rama të bën ministër pa e ditur, kështu reagoi Besfort Lamallari kur iu përmend emri
Lajme

Kur Rama të bën ministër pa e ditur, kështu reagoi Besfort Lamallari kur iu përmend emri

11/09/2025 - 15:53
Politikani serb bën fushatë me urën e re, propozon të shndërrohet në pazar të të gjithëve në Mitrovicë
Lajme

Politikani serb bën fushatë me urën e re, propozon të shndërrohet në pazar të të gjithëve në Mitrovicë

11/09/2025 - 15:43
Humolli: Të gjitha partitë tani kanë dëshirë të shkojnë në zgjedhje por duan të lënë një ‘fajtor’ si arsyetim!
Lajme

Humolli: Të gjitha partitë tani kanë dëshirë të shkojnë në zgjedhje por duan të lënë një ‘fajtor’ si arsyetim!

11/09/2025 - 15:30
Në mesin e debateve të zjarrta të VV’së për Listën Srpska dhe Serbinë, Kurti e çon Bislimin për dialog në Bruksel
Kryesore

Në mesin e debateve të zjarrta të VV’së për Listën Srpska dhe Serbinë, Kurti e çon Bislimin për dialog në Bruksel

11/09/2025 - 15:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Prindon Sadriu “kapet” me Flaka Surroin pasi ajo shkroi për xhipat e zinj e mbrojtjen e afërt – ai ia përmend “vilat e jashtëligjshme” në Brezovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Abdixhiku tregon se a do ta votojë LDK-ja Osmanin edhe për një mandat si presidente

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Refuzon të largohet Kryeshefi i “Ibër-Lepencit” s’do të japë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë