Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me LVV-në

10/06/2025 - 21:55
në Lajme
A A
Nënkryetarja e LDK-së: Familjet e 260 mijë nxënësve, të detyruara të kryejnë rolin e Ministrisë së Arsimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës që është edhe kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në RTK Prime tha se partia e parë nuk po arrin të sigurojë shumicën parlamentare.

Ajo tha se qëndrimin, LDK-ja për të mos e votuar kryetarin e parlamentit e ka për shumë shkaqe. Ka thënë se elektorati i LDK-së po kërkon të mos ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Qëndrimin, LDK-ja për të mos e votuar kryetarin e parlamentit e ka për shumë shkaqe. E ka ndaj Vetëvendosjes si parti politike, e ka si konsistencë të qëndrimit edhe ndaj asaj çka ka përfaqësuar gjatë fushatës, dhe ne presim që i parti ta sigurojë shumicën. Nuk është LDK-ja duke e thënë këtë, por Kushtetuta i jep të drejtën të parit brenda parlamentit për ta propozuar kryetarin e Kuvendit. Për këtë ne presim që i pari ta shfrytëzojë mundësinë e arritjes së një marrëveshje politike që është e shëndetshme për vendin, që jep edhe një produkt që mund të jetë një marrëveshje politike që kurorëzohet edhe me ekzekutivin”, tha ajo.

Lushaku tha se Vetëvendosje nuk po ka dëshirë që të dorëzojë pushtetin ekzekutiv. “Ne po i shohim që i kanë zaptuar pozitat ekzekutive, ndërkohë që 17 prej tyre e kanë bërë betimin si deputetë e njëkohësisht po e ushtrojnë edhe rolin e ekzekutivit”, shtoi ajo.

E pyetur nëse LDK po e shtynë një koalicion të mundshëm mes LVV-së e PDK-së, Lushaku tha se si parti nuk presupozojnë kush me kë duhet të bëhet. “Ne tregojmë qëndrimet tona si parti. Ne i kemi ata deputetë që i kemi dhe te gjithë jemi unik dhe shumë komod në atë çfarë përfaqësojmë. Ne kemi përfaqësuar një program, një platformë me të cilën kemi garuar në zgjedhje dhe kemi kritikuar Vetëvendosjen për një qeverisje jo vetëm të dobët e të paaftë, por tani po e shohim edhe të dëmshme”.

Lushaku tha se ne nuk dëshirojmë në këtë fazë të bëjmë koalicion edhe për shkak të diskursit që ka përdorur LVV-ja, posaçërisht ndaj LDK-së.

“Secila parti politike duhet të ketë peshën e fjalës publike, dhe të ruaj atmosferë politike duke mos shkaktuar polarizim mes qytetarëve. Me të drejtë edhe elektorati ynë na kërkon të mos e bëjmë këtë koalicion, dhe ne nuk do ta bëjmë këtë”, tha ajo.

Deputetja e LDK-së tha se përafrimi duhet të jetë ideologjik e programor. “Vetëvendosje është parti e majtë, skajshmërisht ndonjëherë. Në çdo koalicion që ka pasur edhe përgjatë historisë edhe në vende të tjera që atëherë koalicionet jo parimore e jo programore, dështojnë ose dikush nga partitë e paguan faturën”, tha Lushaku-Sadriu.

JU REKOMANDOJMË

Kryeziu: Zhbllokimi i ngërçit s’mund të ndodhë nëse qytetari e sheh liderin si idhull dhe veten si besimtar
Kryesore

Kryeziu: Të gjithë deputetët t’i bojkotojnë seancat që Dehari i hap dhe mbyll sipas tekave të partisë

12/06/2025 - 08:50
Nait Hasani: Vetëvendosje dhe Nisma më kanë kërkuar votën
Lajme

Nait Hasani: Nëse Thaçi shpallet fajtor, edhe unë qenkam kriminel

12/06/2025 - 08:39
Kurti pas arrestimit të ish-policit kosovar në Serbi: Institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë
Kryesore

Çfarë thanë autoritetet kosovare për arrestimin e Arbnor Spahiut në Serbi?

12/06/2025 - 08:23
‘Lirohuni sepse Kosova është e lirë’- Berisha thirrje deputeteve të VV-së që janë zënë ‘peng’ nga Dejona dhe Albini!
Lajme

“Unë jam kanë për me e votu Albulenën – ju kam thanë këta krejt të njejtë janë,unë nuk votoj msheft”, thotë Bekë Berisha

12/06/2025 - 08:15
Haxhiu përsëri në mbrojtje të Kurtit: Asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë
Kryesore

Haxhiu thotë se Kurti i ka votat, por nuk shpjegon pse nuk po ja jep asaj për Kryeparlamentare

12/06/2025 - 07:59
“Keni bërë gëzuar dhe s’e dini pse nuk iu propozoj juve?” – “Kurti më tha që s’i ka votat”, thotë Limaj
Kryesore

“Keni bërë gëzuar dhe s’e dini pse nuk iu propozoj juve?” – “Kurti më tha që s’i ka votat”, thotë Limaj

11/06/2025 - 22:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë

    Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Paralajmëron shefi i inteligjencës së jashtme të Gjermanisë: Rusia është e vendosur të testojë vendosmërinë e NATO-s

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Koci flet nga Beogradi: BIA serbe pas kallëzimit penal ndaj ish-policit Spahiu

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Dosja penale e pronarit të restorantit që akuzohet për grabitjen në Suharekë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Konflikti mes Sekiraqëve dhe Capave, publikohet dosja e të arrestuarit të fundit

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë