Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka mohuar lajmet së mbrëmë janë takua zyrtarët e LDK-së me ata të PDK-së për çështjen e koalicionit për Prishtinën.
Ajo ka bërë me dije se lajmet e tilla janë propagandë e VV-së, e cila ka për qëllim të krijoj konfuzion, panik e mjegull.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se pas takimit të përmbyllës kanë darkuar vetëm zyrtarët e LDK-së.
“Makineria propagandistike e Vetëvendosjes është vënë në lëvizje për të krijuar konfuzion, panik e mjegull, pikërisht në kulmin e fushatës. Pas gjithë dështimeve që s’mund t’i fshehin më, tani po shpikin “lajme sekrete” për t’i mbuluar me shpifje. Për disa lajme të fabrikuara mbrëmë, e vërteta ishte se, Lumiri dhe Përparimi dje kanë mbajtur Takimin përmbyllës të fushatës, e më pas një darkë me ekipin e Prishtinës, ku kemi qenë të gjithë bashkëpunëtorët që kemi punuar për qytetin. Nëse s’do të ishte kohë fushate dhe s’do të ishim të zënë me punë më të mençura, për këto lajme të rreme do të pasonte një padi për shpifje. Në Prishtinë, qytetarët e dinë mirë kush ka punuar dhe kush ka vizion. Prandaj, NESËR do të flasin me votë për punën, jo për propagandën!”, ka shkruar ajo.












